covid19
Më në fund pranohet shtimi i tamponëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për të përballuar fatkeqësi si pandemia nga coronavirusi “me forcat e veta”, dhe aq më tepër, me strategji të sajën. Kjo vlen dhe për shumë vende të tjera edhe të mëdha. Në këto raste janë udhërrëfyese Udhëzimet dhe protokollet e OBSH si dhe përvoja për këtë rast e vendeve shumë të zhvilluara si ekonomikisht ashtu dhe në aspektin e shëndetësisë.
Një deklaratë e pakujdesshme, në mos e papërgjegjshme
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur dje në një diskutim në studin e “Opinion” në News 24. Zoti Brataj ka shpjeguar shumë gjëra që lidhen me epideminë e koronavirusit, ka dhënë shifra, ka shpjeguar si duhet të dallojmë simptomat, si duhet të sillemi etj.
Ai ka sqaruar se CoVid-19 është një sëmundje të cilës i trajtohen simptomat dhe terapitë pra nuk janë unike, por ndjekin shqetëimet e pacientit.
Koha që qeveria të sqarojë nëse ka arritur marrëveshje për vaksinën anti-CoVid-19
Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njofton së fundmi se Greqia ka arritur të firmosë marrëveshjen për 3 milionë doza vaksine kundër CoVid-19 të prodhuar nga AstraZeneca nëse ajo kalon fazën e katërt të testimit.
Ministri ka sqaruar se faza e katërt përfundon në muajin nëntor dhe dozat do të dorëzohen në Greqi në muajt pasues të dimrit, kur mendohet të arrihet piku i sëmundjes.
ShBA, autorizohet përdorimi i testeve të shpejtë të pështymës për CoVid-19
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat ka dhënë autorizim për përdorimin e një testi të ri për CoVid-19 zhvilluar nga universiteti i Yale.
SalivaDirect është një mënyrë testimi përmes pështymës dhe synon të verifikojë sidomos asimptomatikët. Sipas të dhënave të deritanishme, testi i pështymës ka ndjeshmëri të afërt me atë të tamponit që e merr masën për testim nga hunda dhe fyti.
Gates: Ishim me fat që sëmundja nuk ishte më fatale. Do dalim nga kjo situatë nga fundi i 2021-t
Bill Gates mendon se në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Përmes një interviste dhënë për Bloomberg, miliarderi i Microsoft, ka deklaruar se deri në fund të vitit tjetër mund të shpresohet për kthim në normalitet, ndërkohë që çështja e vaksinës është komplekse.
Nevojë për hetim/Denoncime se qytetarët po blejnë edhe aparaturat për të sëmurët me CoVid-19
Një kronikë e TvT sot për gjendjen në spitalin “Shefqet Ndroqi” ngre pikëpyetje serioze mbi kapacitetet menaxhuese të epidemisë. Në kronikë paraqitet një qytetar që deklaron se ka blerë në aparaturë – që sipas tij filtron ajrin – e cila kushton 1500 euro përveç maskës 200 euro.
Kush quhet i shëruar?
Në mediat kryesore në Perëndim po flitet përherë e më shumë për pasojat afatgjata të CoVid-19. Është një shfaqje e papritur e këtij virusi që ndikon në tërësinë e vet shoqërinë dhe performacën e saj në punë. Që në fund të fundi vret normalitetin dhe mundësitë e rikthimit në të, duke hedhur baza pse jo për një ndarje nesër.
I përgënjeshtroi të gjitha hipotezat
Koronavirusi po rikthehet. Si shqetësim publik dhe si çështje e ditës. Pas një qetësie relative të dy muajve të fundit, vende të ndryshme po raportojnë rritje të rasteve apo një dinamikë të re të sëmundjes.Në Turqi p.sh një vend që e menaxhoi mirë situatën gjatë muajve kritikë të pranverës që lamë pas, raporton ulje të numrit të hospitalizimeve, opr rritje të numrit të rasteve të rënda. Franca raporton rritje të infeksioneve, Gjermania po ashtu, ndërkohë që Italia duhet parë si rast i veçantë për shkak se krahas Kinës dhe SHBA ishte një ndër kampionet e valës së parë.
Lapsus, apo e vërtetë? Incidenca e CoVid-19 në Shqipëri, 214.9/100 mijë banorë?
Sot gazeta Corriere della Sera raportonte mbi vendimin e Italisë për të shtyrë afatin e hyrjes së shtetasve jashtë hapësirës BE në vend për shkak të situatës së pandemisë. Në rapo
Rusia regjistron më 12 gusht vaksinën e parë kundër CoVid-19
Qendra Gamelei në Moskë pritet të regjistrojë më 12 gusht të këtij viti vaksinën e parë kundër CoVid-19 në botë. Lajmi është konfrmuar nga zv.ministri rus i Shëndetësisë, Oleg Gridnev sipas të cilit përparësi do të kenë personeli mjekësor dhe të moshuarit. Sipas Miistrisë ruse të Shëndetësisë është planifikuar nisja e fushatës së vaksinimit të popullatës në muajin tetor dhe ajo do të mbulohet tërësisht nga qeveria ruse.
Vaksina në fjalë është testuar mbi 38 vullnetarë dhe i ka kaluar protokollet e sigurisë. Sipas mediave ruse ajo prodhoi imunitet te të vaksinuarit.