Ngrohja e Mesdheut sjell gjelbërimin e Sahelit

Postuar në 21 Korrik, 2016 14:51

Ndryshimet klimaterike të konstatuara këto dekada kanë prodhuar pasoja të ndryshme në rajone të ndryshme. Në Sahel, brezi poshtë Afrikës veriore magrebine, nga Eritrea në Senegal, i është nënshtruar rritjes së vegjetacionit, si pasojë temperaturave të larta në Mesdheun lindor. Studime nga instituti Max Planck në Hamburg provojnë se këto luhatje termike në Mesdhe kanë rritur sasinë e shirave në Sahel, një rajon që dominohet nga musoni afrikanoperëndimor, mes muajve qershor dhe shtator, ndërkohë që ka thatësirë  në dimër.

Shkak për këtë ndryshim është pozicioni më i lartë i Diellit gjatë muajve të verës, që si pasojë kanë rritjen e temperaturave në këto zona. Toka nxehet më shumë në verë sesa oqeani, duke sjellë qarkullimin e ajrit të ngrohtë. Kështu krijohen musonet, intensiteti i të cilave në Sahel, zakonisht varet nga luhatjet e ngrohjes në zona të ndryshme detare.

Klimatologët shpjegojnë p.sh thatësirat e viteve ’70 dhe ’80 me faktin se temperaturat në oqeanin Atlantik,  atë Indian  dhe në Paqësor, ndryshuan sipas një modeli të veçantë, që çoi në më pak shira në Sahel. Dhe është pikërisht i njëjti shkak që shpjegon se përse ka patur më shumë shira që nga vitet ’90. “Nëse temperaturat e sipërfaqes së deteve tropikalë ngrihen, sasia e shirave në Sahel bie. Nëse ndodh e kundërta, pra nëse temperaturat e deteve jashtë tropikut rritet, shirat në Sahel shtohen”, thotë Jurgen Bader i institutit Max Planck. Kjo do të thotë se ndryshime të tilla termike janë përcaktues për të ardhmen e një rajoni si Sahel. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.