Shkenca
Krijohet hibridi i parë mes njeriut dhe derrit
Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë hibridin e parë mes njeriut dhe kafshës që është një embrion derri në të cilin janë injektuar qeliza njerëzore. Embrioni është tashmë 4 javësh dhe shpresohet që ai të japë një përgjigje për transplantin e organeve, nevoja për të cilat është rritur shumë. Ekipi i Institutit Salk krijoi atë që quhet kimera, një organizëm që përmban qeliza nga dy specie të ndryshme.
Kinë, shkencëtarët prodhojnë letër rezistente ndaj ujit dhe zjarrit
Materiali u zhvillua nga kërkues në Institutin e Shangait për Qeramikën dhe ajo konsiston në përdorimin e një forme të kalçiumit, quajtur hydroxyapatite.
A erdhi jeta prej Marsit?
Shkencëtarët rusë hedhin poshtë teorinë e meteorit për ngjarjen e Tunguskës
Pak ngjarje zgjojnë kuriozitetin dhe frikën e shpërthimit të Tunguskës. Nuk janë vetëm të dhënat e pasojës së tij, por pamundësia e deritanishme e shkencës për të dhënë një shpjegim final për atë që ka ndodhur ajo që mban gjallë vëmendjen ndaj një ngjarjeje që ndodhi më 30 qershor të vitit 1908 në Krasnoyarsk Krai në Siberi. Shpërthimi ndodhi disa kilometra mbi sipërfaqen e tokës, u dëgjua deri në 745 milje larg, rrafshoi 2000 km2 pyll dhe ndriçimi i krijuar u pa edhe në Britaninë e Madhe. Një ditë më pas u vunë re fenomene të çuditshme në qiellin e Europës.
Drejt asteroidit që vlen 10 000 kuadrilion dollarë. Borxhi global është 60 trilion $
Superbakteri çon në vdekje një grua në SHBA. U rezistoi të 26 antibiotikëve në përdorim
Një grua e moshës 73 vjeçare nga Nevada ka ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni, bakteret shkaktare të të cilit i rezistuan të 26 antibiotikëve që përdoren në SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
https://www.cdc.gov/mmwr/volumes/66/wr/mm6601a7.htm?s_cid=mm6601a7_e
2022, një “fener i kuq” do të shfaqet në qiell
Astronomë të Calvin College parashikojnë një ngjarje të veçantë e cila do të mund të vëzhgohet me sy të lirë nga toka. Në takimin e Shoqatës Astronomike Amerikane, të premten, astronomi Larry Molnar, tha se rreth vitit 2022, një yll binar në konstelacionin Cygnus do të shpërthejë duke krijuar një Nova të kuq. Pasoja e këtij shpërthimi do të duket me sy të lirë nga toka në formën e një feneri të kuq, diçka që padyshim do të mahnisë njerëzit që do ta shohin.
Programi i Google mund të gjithë kampionët aziatikë në lojën “Go”
Google ka testuar një program të inteligjencës artificiale duke u hedhur në lojë masive në Kinë. Nën nickname “Master” programi ka mundur të gjithë kampionët e lojës “Go”, një lojë strategjike e vjetër, që luhet mes dy personave. Që Master ishte kompjuter u kuptua nga shpejtësia e madhe e lëvizjeve, hapjet me lëvizje në dukje pa lidhje dhe naïve si dhe nga fakti se ai mundi shpejt edhe kampionin botëror në fuqi, Ke Jie.
Zbulohet galaktika nga ku origjinojnë valët e shpejta radio
Një grup shkencëtarësh nga Cornell University pretendon se ka zbuluar galaktikën prej nga ku origjinojnë valët e shpejta radio – një dukuri e konstatuar fillimisht në vitin 2007 e manifestuar në formën e valëve shumë të shpejta radio, me energji të lartë e që zgjasin vetëm disa milisekonda. Ata e kanë publikuar konkluzionin e vëzhgimeve të bëra nga një rrjet teleskopësh në revistat “Nature” dhe “Astrophysical Journal Letters” dhe sipas tyre bëhet fjalë për një galaktikë 3 miliardë vjet dritë larg.
Praktika kanibalizmi te Neandertalët
Rehabilitimi i Neandertalit duket se ka marrë një goditje të re. Përpjekjet e mëdha, bazuar në zbulime të dorës së parë, për të rishkruar historinë e këtij hominidi dhe për ta nxjerrë atë nga portretizimi i një nënnjeriu kanë dhënë efekte të mëdha. Atij sot i atribuhen kapacitete intelektuale të organizimit të jetës në shpellë, prodhimit të veglave të punës, madje të sofistikuara.