Praktika kanibalizmi te Neandertalët

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 11:13

Rehabilitimi i Neandertalit duket se ka marrë një goditje të re. Përpjekjet e mëdha, bazuar në zbulime të dorës së parë, për të rishkruar historinë e këtij hominidi dhe për ta nxjerrë atë nga portretizimi i një nënnjeriu kanë dhënë efekte të mëdha. Atij sot i atribuhen kapacitete intelektuale të organizimit të jetës në shpellë, prodhimit të veglave të punës, madje të sofistikuara. Po kështu Neandertali ka autorësinë e disa punimeve të artit në shpella nga më të arrirat, ai ndiqte ritualin e varrimit e që bashkë me faktin se përveç afrikanëve të sotshëm, pjesa tjetër e homo sapiensëve kanë trashëgimi genetike me të, e vendosin atë në një plan zhvillimor thuajse të njëjtë me atë që kishin paraardhësit tanë.

Por një zbulim i fundit në shpellën e Goyet në Belgjikë hedh dritë mbi praktikat e kanibalizmit te Neandertalët, hasur deri më tani vetëm në popullsitë e kësaj specieje në Spanjë dhe në Francë.

Është e padiskutueshme, kanibalizmi praktikohej këtu”, shprehet arkeologu belg, Christian Casseyas. Në shpellë janë gjetur eshtra njerëzore të një të sapolinduri, një fëmije dhe katër të rritur apo adoleshentë që kanë jetuar rreth 40 mijë vjet më parë, kohë kur edhe Neandertali u zhduk.

Arkeologu në fjalë shton se eshtrat kanë fraktura të qarta që tregojnë veprime të ngjashme me atë që kryhen gjatë konsumimit të mishit të kafshëve. Studiuesit janë të mendimit se Neandertali kosnumonte edhe të vdekurit, diçka që bie disi në kundërshtim me praktikën e varrosjes dhe ritin e saj të njohur prej tij. Në çdo rast nuk ka një përfundim të plotë, duke qenë se pyetjet që shtrohen janë nëse këto janë raste të izoluara të disa komuniteteve, apo një shprehi e përgjithshme e species.  

http://phys.org/news/2016-12-caves-neanderthals-cannibals.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.