Shkenca
Studimi/Geni njerëzor ndoshta u shfaq për herë të parë në Ballkan, apo Mesdheun Lindor
Geni njerëzor mund të ketë nisur rrugën e evolucionit në Ballkan. Ky konkluzion, gjithësesi në formën e një hipoteze, pason disa vlerësime të gjetjeve fosile në Greqi në vitin 1944 dhe mandej në Bullgari në vitin 2009. Krijesa e quajtur Graecopithecus freybergi mendohet se është pjesëtari më i vjetër i homininëve, karakteristikat e të cilit bazuar në gjetjet fosile, e inkuadrojnë atë te njerëzit dhe jo të majmunët. Pra kemi të bëjmë me individin më të afërt me majmunët, por që hyn në linjën njerëzore, datuar 7.2 milionë vjet më parë.
KIC 8462852 - "ylli i alienëve" nis të pulsojë sërish
Është koha që njerëzimi të zhvendoset në tjetër planet
"Unë besoj fuqishëm se njerëzimi duhet të fillojë të kërkojmë planete të tjera si një opsion për strehimin e tij"- tha Stephen Hawking duke folur të shtunën në një seminar në Londër. Astrofizikanti i njohur dhe profesor në Universitetin e Kembrixhit përsëriti paralajmërimin se "mbijetesa njerëzore varet nga gjetja e një shtëpie të re" dhe theksoi se "kërkimi për kolonizimin e planeteve të tjera duhet të fillojë tani."
NASA zbulon një mantel mbrojtës që qarkon Tokën, krijuar nga komunikimet radio të njerëzve
Sondat e lëshuara në haapësirë nga agjencia amerikane, NASA, kanë konstatuar diçka me të vërtetë të rëndësishme që lidhet me aktivitetin e njeriut në Tokë. Një pengesë artificiale që qarkon planetin, krijuar pikërisht nga aktiviteti njerëzor, e cila është e paqëndrueshme, e cila është pasojë e komunikimeve në frekuencë shumë të ulët radio që ndërveprojnë me grimcat në hapësirë. Kjo pengesë, apo mantel rezulton të japë mbrojtje për planetin ndaj radiacionit kozmik.
Jeta biologjike shtyhet me 580 milionë vjet në kohë. Origjina më e mundshme jo oqeani, por burimet e ngrohta në stere
Jeta vijon të befasojë shkencëtarët, hipotezat e të cilëve sfidohen nga zbulime të reja. Së fundmi në Australinë Perëndimore, në Pilbara, janë gjurmuar fosile të organizmave biologjikë që datojnë 3.48 miliardë vjet. Evidencat janë gjetur në depozitat e burimeve të ngrohta dhe e shtyjnë kështu pas kohën e nisjes së jetës me 580 milionë vjet dhe me gjasë zhvendosin edhe mjedisin fillestar të lindjes së saj. Deri më tani ideja kryesore ka qenë se jeta u zhvillua në oqeane e mandej u adaptua në stere.
Homo Naledi ishte bashkëkohës me njeriun modern
Në shtator të vitit 2015, kërkuesit në Afrikën e Jugut njoftuan zbulimin e një lloji të ri brenda hominidëve, që u quajt Homo Naledi(http://www.respublica.al/2015/09/10/zbulim-i-madh-n%C3%AB-afrik%C3%ABn-e...). Zbulimi u cilësua shumë i rëndësishëm, nisur nga fakti se hominidi në fjalë përbënte një hallkë të re në skemën njerëzore që ka populluar planetin.
Një studim që sugjeron se kanabis frenon, ose prapëson plakjen e trurit
Ndoshta kriminalizimi i kanabisit është i padrejtë. Vetitë e tij mjekësore konfirmohen së fundmi edhe nga një kërkim I univeristetit të Bonit në Gjermani që në bashkëpunim me kolegë të universitetit hebraik në Jeruzalem kanë provuar se një kurë e dozuar me kanabis për një kohë të gjatë, arrin të prapësojë proceset e plakjes te minjtë. Plakja e trurit është normale si te çdo organ tjetër dhe kjo mund të verifikohet te rënia e aftësisë për vëmendje në shumë gjëra njëherësh, në aftësinë për të mësuar etj..Ka raste që kjo çon në demencë.
Gatishmëri globale për zgjimin e viruseve që zhdukën njeriun e Neandertalit
Shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë mobilizimin e komunitetit mjekësor për pasojat që mund të sjellë shkrirja e akujve në Antarktidë për të ardhmen e njerëzimit. Rritja etemperaturave në Tokë për shkak të efektit serë, mund të "zgjojë" viruset dhe bakteret që kanë vepruar në planet miliona vjet më parë, për të cilat nuk ka antibiotik dhe as trupi i njeriut ka antitrupa për të reaguar.
Inteligjenca aliene? Me shumë gjasë, një entitet elektronik. Universi ynë, mund të mos jetë i vetmi...
Martin Rees, Profesor Emeritus i Kozmologjisë dhe Astrofizikës në universitetin e Kembrixh, jep një intervistë për “The Conversation” në të cilën jep disa përgjigje interesante për planetin tonë, kërkimin e jetës aliene, mundësitë e saj dhe raportin e njeriut me universin. Kërkimi i jetës është diçka e pandashme nga kuptimi që ne kemi përftuar për vetë ekzistencën tonë, por Rees thotë se jeta inteligjente, nën evoluim të vazhdueshëm duhet të mos asociohet detyrimisht me jetën organike.
Zbulohet liqen karboni i shkrirë në SHBA
Një zbulim shkencor i kohëve të fundit ka ndryshuar në mënyrë drastike pikëpamjen për ciklin global të karbonit dhe ka identifikuar një rrezik të ri. Hulumtuesit kanë zbuluar në SHBA–në perëndimore një liqen gjigant ose rezervuar të përbërë nga karboni i shkrirë.