Shkenca

Zbulohet porti prej nga ku helenët përgatitën betejën e Salaminës

Postuar në 28 Mars, 2017 22:48

Një ekip prej 20 kërkuesish mendohet se kanë zbuluar portin e vjetër prej nga ku flota e koalicionit helen u përgatit për betejën e famshme të Salaminës. Mbetjet janë gjetur në gjiun Ampelakia në ishullin e Salaminës dhe ato dëshmojnë aktivitetin tregtër dhe ushtarak të kohës kur u zhvillua beteja, që është viti 480 p.e.s. Sipas Ministrisë greke të Kulturës, kërkimi u bë edhe nga ajri për të dokumentuar të gjitha strukturat e dukshme dhe mandej u krijua edhe një hartë nënujore e portit që do të lehtësojë kërkimet që do të vijojnë në vitin 2018.

Pas dëshmive okulare/Nis kërkimi për tigrin e Tasmanisë në Australi

Postuar në 28 Mars, 2017 11:47

Disa dëshmi okulare të dhëna në Queensland kanë nxitur shkencëtarët që të nisin ekspedita kërkimore për tigrin e Tasmanisë, i menduar se është zhdukur 80 vite më parë. Sipas të dhënave të derisotme, thylacine e fundit vdiq në vitin 1936 në Hobart, ai është zhdukur nga Austrialia 2000 vjet më parë, por siç raportohet, dëshmitë që flasin për “kafshë që duken si qenë, por që nuk janë as dingo dhe as dhelpra”, mund të ndryshojnë diçka.

Moti ekstrem në pranverë dhe në verë, njeriu ndikon për herë të parë klimën e planetit

Postuar në 28 Mars, 2017 09:46

Ndikimi i veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e klimës mund të ketë nisur të japë efekte të jashtëzakonshme mbi motin dhe ndarjen stinore. “The Washington Post” raporton për një studim të fundit që krediton me gjetje të reja një ide që është konsideruar eksplozive: sipas saj, ngrohja e planetetit nuk sjell vetëm rritjen e valëve të ngrohta apo vëllimin e reshjeve, ajo ndryshon gjithashtu rrjedhën e motit. Ku supozim mbështetet në hipotezën se ndryshimi i klimës çon në ndryshim të modeleve të lëvizjes së ajrit në shkallë planetare duke provokuar një mot statik, pa dallime stinore.

Dy të tretat e mutacioneve të kancerit nga rikopjimi i ADN-së

Postuar në 24 Mars, 2017 13:45

Më shumë se dy të tretat e mutacioneve që shkaktojnë kancerin janë rezultat i gabimeve gjatë rikopjimit të ADN, proces që ndodh kur ndahen qelizat normale.Njerëzit kanë triliona qeliza, të cilat janë rigjenerohen vazhdimisht duke u ndarë dhe duke krijuar qeliza të reja. Çdo herë që ndodh ky proces shoqërohet me kopjimin e ADN-së. Shumica e gabimeve janë të padëmshme, por një numër i vogël i tyre ndikon tek gjenet që nxisin kancerin. Sudimi është kryer nga matematikani Cristian Tomasetti dhe gjenetisti Bert Vogelstein, nga Universiteti Johns Hopkins.

Ngrohja/7 000 fluska metani gati të shpërthejnë në Arktik

Postuar në 21 Mars, 2017 12:25

Shkencëtarët rusë kanë identifikuar 7000 fluska metani gati për të shpërthyer, në gadishullin Yamal dhe Gaydan në Arktik. Fluskat janë krijuar si pasojë e presionit të metanit nëntokësor që gjen daljen në sipërfaqe për shkak të rritjes së temperaturës dhe shkrirjes së akullit nëntokësore që shërben si kapak. Dukuria është e ngjashme me gropat e mëdha që u konstatuan në Yamal vitin e kaluar e që krijuan shqetësim të madh te komuniteti i shkencëtarëve. Shpërthimi i fluskave do të krijonte kratere të reja duke sinjalizuar se çfarë efekti sjell ndryshimi i temperaturës.

Shkenca konfirmon: Jeta “nis me dritë”

Postuar në 20 Mars, 2017 09:39

Jeta nis me shkëndija drite. Kjo shprehje mund të jetë legjtime tashmë edhe në sytë e shkencës, që ka arritur të kapë momentin “shkëlqyes” kur spermatozoidi kontakton vezën dhe aty zë fill konceptimi i jetës. Kërkues nga universiteti Northwestern në Chicago arritën të fotografojnë momentin e konceptimit të jetës në çastin e kontaktit duke konstatuar vezët e fekonduara një përftim ndriçimi.

Studimi: Saharaja u krijua si pasojë e veprimit të njeriut të lashtë

Postuar në 15 Mars, 2017 09:13

Teoria më e pranuar për krijimin e Saharasë është tërheqja e akullnajave. Por një kërkim i fundit sjell në vëmendje një rol të njeriut në krijimin e shkretëtirës më të madhe në Tokë, e cila deri para 6000 vjetësh ishte një vend me gjelbërim, ujë dhe jetë të pasur. Arkeologu David Ëright mendon se shkaku për tharjen masive të kësaj zone ishte aktviteti njerëzor që zuri fill dikur te 8000 vjet më parë. Në këtë periudhë nis ai që quhet Revolucioni Neolitik lindur si pasojë e krijimit nga njeriu të bujqësisë dhe blegtorisë.

Gjurmë ‘aspirine’ te Neandertalët

Postuar në 09 Mars, 2017 12:22

Një ekip kërkuesish nga universiteti i Adeliades ka zbuluar përdorimin e formave bimore të antibiotikëve nga neandertalët. Kërkuesit morën në studim AND-në e tre individëve dhe baktereve të mbetura në nofullat e tyre për të dalë në përfundime shumë interesante. Individët janë neandertalë nga Blegjika dhe Spanja, te të cilët u konstatua dietë ushqimore e ndryshme. Individët e gjetur në Blegjikë ishin konsumatorë mishi, kryesisht rinoceront dhe dele, ndërkohë që individi në Spanjë, kishte një dietë kryesisht vegjetariane.

Salmonela, përgjegjësja për asgjësimin e aztekëve?

Postuar në 06 Mars, 2017 09:46

Aztekët janë një ndër qytetërimet më tragjike në histori në botës. Në vetëm në shekull, atë të 16-in, ata dolën nga skena edhe të likujduar biologjikisht si pasojë e kontaktit me spanjollët që mbërritën në Meksikë në vitin 1519. Nga 25 milionë që ishte popullsia e tyre në këtë kohë, për vetëm një shekull u reduktua në vetëm 1 milionë. Kjo si pasojë e epidemive masive që prekën popullsinë vendase, sjellë nga spanjollët në një tokë ku nuk ishin njohur sëmundje të tilla më parë.

Evidencat më të hershme të jetës në tokë

Postuar në 02 Mars, 2017 22:14

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e disa prej organizmave më të hershme të jetës në Tokë.Këto organizma përfaqësohen  nga filamente të vogla, të ngujuara në shkëmbinj kanadezë rreth 4.28 miliardë vjetë më parë.Kjo konsiderohet një kohë jo shumë pas formimit të planetit dhe qindra miliona vjet para provës më të vjetër për jetën në Tokë.

Pages

Subscribe to RSS - Shkenca