Evidencat më të hershme të jetës në tokë
Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e disa prej organizmave më të hershme të jetës në Tokë.Këto organizma përfaqësohen nga filamente të vogla, të ngujuara në shkëmbinj kanadezë rreth 4.28 miliardë vjetë më parë.Kjo konsiderohet një kohë jo shumë pas formimit të planetit dhe qindra miliona vjet para provës më të vjetër për jetën në Tokë.
Kërkuesit raportuan zbulimin e tyre në revistën Nature.Si me të gjitha kërkimet e tilla rreth jetës së lashtë, edhe ky studim është i diskutueshëm. Organizmat e supozuar të shkencëtarëve nga Quebec janë sa një e dhjeta e gjerësisë së një fije floku të njeriut dhe tpërmbajnë sasi të konsiderueshme të hematit - një formë të oksidit të hekurit ose "ndryshkut".
Mattheë Dodd, i cili ka analizuar strukturat në University College në Londër, të Britanisë së Madhe, pohoi se zbulimi do të hedhin dritë të re mbi origjinën e jetës. Strukturat fosile ishin të mbështjella në shtresa kuarci në të ashtuquajturën Nuvvuagittuq Supracrustal Belt (NSB). NSB është një shtresë e oqeanit që përmban disa nga shkëmbinjtë më të vjetër vullkanik dhe sedimentarë të njohur nga shkenca.
Gjithsesi çdo pretendim për jetën më të hershme në Tokë përmban skepticizëm. Shpesh është e vështirë për të provuar se struktura të caktuara nuk mund të ketë qenë prodhuar nga proceset jo-biologjike. Përveç kësaj, analiza është e komplikuar për shkak se shkëmbinjtë në fjalë shpesh kanë pësuar ndryshime.
Add new comment