Zbulohet porti prej nga ku helenët përgatitën betejën e Salaminës
Një ekip prej 20 kërkuesish mendohet se kanë zbuluar portin e vjetër prej nga ku flota e koalicionit helen u përgatit për betejën e famshme të Salaminës. Mbetjet janë gjetur në gjiun Ampelakia në ishullin e Salaminës dhe ato dëshmojnë aktivitetin tregtër dhe ushtarak të kohës kur u zhvillua beteja, që është viti 480 p.e.s. Sipas Ministrisë greke të Kulturës, kërkimi u bë edhe nga ajri për të dokumentuar të gjitha strukturat e dukshme dhe mandej u krijua edhe një hartë nënujore e portit që do të lehtësojë kërkimet që do të vijojnë në vitin 2018.
Beteja e Salaminës e koalicionit helen të udhëhequr nga lideri athinjot, Themistokliu, përballi flotën perse në një betejë që konsiderohet nga më të rëndësishmet në historinë navale të botës. Burimet flasin se fitorja helene u arrit falë aftësisë taktike, anijeve të vogla dhe të shpejta dhe shfrytëzimit të profilit hidrogjeologjik të gjiut.
http://www.smithsonianmag.com/smart-news/naval-base-used-legendary-battl...
Add new comment