Shkenca konfirmon: Jeta “nis me dritë”
Jeta nis me shkëndija drite. Kjo shprehje mund të jetë legjtime tashmë edhe në sytë e shkencës, që ka arritur të kapë momentin “shkëlqyes” kur spermatozoidi kontakton vezën dhe aty zë fill konceptimi i jetës. Kërkues nga universiteti Northwestern në Chicago arritën të fotografojnë momentin e konceptimit të jetës në çastin e kontaktit duke konstatuar vezët e fekonduara një përftim ndriçimi.
Ky konstatim nuk kontribuon vetëm për të soditur “magjinë” e jetës, por edhe për të përmirësuar praktikat mjekësore për fertilizimin in vitro. Fenomenti u vu re pesë vjet më parë të minjtë dhe ai shkaktohet nga çlirimi i zinkut nga veza. Zbulimi është një hap më afër drejt studimit të asaj që ndodh me fertilizimin, pasi deri më sot nuk është kapur ende se çfarë ndodh në çastin e parë të penetrimit të spermës.
Add new comment