Ngrohja/7 000 fluska metani gati të shpërthejnë në Arktik

Postuar në 21 Mars, 2017 12:25

Shkencëtarët rusë kanë identifikuar 7000 fluska metani gati për të shpërthyer, në gadishullin Yamal dhe Gaydan në Arktik. Fluskat janë krijuar si pasojë e presionit të metanit nëntokësor që gjen daljen në sipërfaqe për shkak të rritjes së temperaturës dhe shkrirjes së akullit nëntokësore që shërben si kapak. Dukuria është e ngjashme me gropat e mëdha që u konstatuan në Yamal vitin e kaluar e që krijuan shqetësim të madh te komuniteti i shkencëtarëve. Shpërthimi i fluskave do të krijonte kratere të reja duke sinjalizuar se çfarë efekti sjell ndryshimi i temperaturës. Vera e pazakontë e vitit 2016 ishte një shkak për atë që ndodhi, ndërkohë që

në ishullin Bely shkencëtarët kanë kryer matje prej nga ku ka rezultuar se norma e metanit është 1000 herë më e lartë se normalja, kurse niveli i dioksidit të karboni 25 herë më i lartë

Çlirimi i metanit në këto nivele dhe me këtë formë, ka pasoja të mëdha: ai mund të shkatërrojë infrastrukturën, qytete madje, por edhe çon në një cikël të mbyllur që ngre më shumë temperaturat. Një proces që hipotetizohet se ka ndodhur edhe 250 milionë vjet më parë me zhdukjen permiane, nga e cila u asgjësuan 95% e specieve në Tokë.

https://www.yahoo.com/news/siberia-permafrost-over-7-000-105109962.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.