Gjurmë ‘aspirine’ te Neandertalët

Postuar në 09 Mars, 2017 12:22

Një ekip kërkuesish nga universiteti i Adeliades ka zbuluar përdorimin e formave bimore të antibiotikëve nga neandertalët. Kërkuesit morën në studim AND-në e tre individëve dhe baktereve të mbetura në nofullat e tyre për të dalë në përfundime shumë interesante. Individët janë neandertalë nga Blegjika dhe Spanja, te të cilët u konstatua dietë ushqimore e ndryshme. Individët e gjetur në Blegjikë ishin konsumatorë mishi, kryesisht rinoceront dhe dele, ndërkohë që individi në Spanjë, kishte një dietë kryesisht vegjetariane. Kërkuesit konstatuan një florë bakteriale interesante që përfshin baktere dhe kërpudha, që sugjeron në vetevet jo vetëm dietën, por edhe sëmundjet dhe trajtimin që këta hominidë përdorin në ato kohë.

Individi i gjetur në Spanjë vuante nga absesi dental shkkatuar ndoshta nga një nënspecie e Methanobrevibacter Oralis. Gjetja e mbetjeve të plepit sugjeron se ai është përdorur si eliminues dhimbjesh përmes çlirimit të acidit salicilik, përbërës i aspirinës së sotme. I njëti individ mendohet se ka vuajtur nga diareja dhe vjelljet të shkaktuara nga një patogjen tjetër: Enterosytozoon bieneusi dhe mendohet se ai është trajtuar me produkte antibiotike pasi në dhëmbët e tij u gjetën materiale të Penicillium rubens, që bën pjesë në familje kërpudhash.

Studimi konfirmon në nivel genetik mendimin e mëhershëm se neandertalët trajtonin veten me kura mjekësore, por rëndësi më e madhe po i kushtohet dietës së tyre, relacionit që ajo krijon me florën bakteriale korresponduese në organizëm, ndryshimin me homo sapiensin dhe ndikimin që këta faktorë kanë në evolucion. Po kështu rëndësi fiton studimi dhe sidomos kjo qasje në krahasimin që ai mundësohet me dietën e periudhës post – bujqësore dhe në një shkallë më të lartë, ajo krijon një bazë për të kuptuar implikimet që sjell jetesa në mjedise të mbyllura dhe migrimi.

P.sh dekodimi i Methanobrevibacter bacteria që është 48 mijë vjet e vjetër te këta individë jep të dhënën se origjina e këtij varianti shkon në 125 mijë vjet më parë, kohë kur ndërveprimi seksual mes neandertalëve dhe homo sapiensëve kishte nisur.

http://news.nationalgeographic.com/2017/03/neanderthals-teeth-diet-medic...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.