Pas dëshmive okulare/Nis kërkimi për tigrin e Tasmanisë në Australi
Disa dëshmi okulare të dhëna në Queensland kanë nxitur shkencëtarët që të nisin ekspedita kërkimore për tigrin e Tasmanisë, i menduar se është zhdukur 80 vite më parë. Sipas të dhënave të derisotme, thylacine e fundit vdiq në vitin 1936 në Hobart, ai është zhdukur nga Austrialia 2000 vjet më parë, por siç raportohet, dëshmitë që flasin për “kafshë që duken si qenë, por që nuk janë as dingo dhe as dhelpra”, mund të ndryshojnë diçka. Shkencëtarët nga universiteti James Cook kanë nisur kërkimin sidomos pas dëshmive të një ish-punonjësi të Parkut Kombëtar të Queensland dhe një tjetri që bënte piknike tëë zakonshme në zonë.
https://www.theguardian.com/environment/2017/mar/28/tasmanian-tiger-sigh...
Add new comment