Shkenca

Bie miti i njeriut që infektoi Amerikën me AIDS, mijëra të tjerë ishin bartës që prej viteve '70

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:09

Ishte demonizuar si njeriu që solli sëmundjen e AIDS në Amerikë. Për shumë dekata francezo-kanadezi Gaetan Dugas u cilësua si "Pacienti Zero" dhe burimi i epidemisë që shpërtheu në Nju Jork në vitet '80.
Një kërkim i ri shkencor i publikuar në revistën "Nature" arrin në përfundimin se Gatean Dugas ishte një nga mijëra të infektuarit me Hiv Aids në këtë periudhë. Sëmundja u njoh zyrtarisht në vitin1981 kur tek shumë homoseksualë u shfaqën të njëjtat simptoma. Studimi tregon se epidemia e Nju Jorkut pati një rol vendimtar në përhapjen e sëmundjes më pas edhe Europë.

Fotolajm/Sonda Schiaparelli e misionit europian ExoMars, përplaset në planetin e kuq

Postuar në 21 Tetor, 2016 21:59

NASA ka publikuar fotot e vendit të rënies së sondës e cila humbi kontakt 1 minutë përpara uljes në sipërfaqen e Marsit. Schiaparelli u shkëput nga anija nënë më 16 tetor dhe nisi uljen më 19. Duket se misioni i saj quhet i dështuar. 

 

http://www.space.com/34472-exomars-mars-lander-crash-site-photos.html?ut...

Në univers ka 2 trilionë galaktika

Postuar në 14 Tetor, 2016 23:24

Në univers ndodhen 10 herë më shumë galaktika nga sa mendohej deri më tani. Nga analizat e kryera mbi fotografimet e satelitëve dhe teleskopëve, kërkues në universitetin e Nottingham dalin në konkluzionin se ka 2 trilionë galaktika. Analiza u krye mbi bazë modelesh matematikorë, duke korrigjuar atë që “nuk dukej” deri më tani e që ishte 90% e numrit të galaktikave. Një prej studiuesve ka vënë në dukje edhe një hollësi që duhet kuptuar: nuk është fjala se ka 10 herë më shumë yje, por se këta yje janë të ndarë në shumë më tepër galaktika nga sa mendohej deri më tani.

Misioni europian "ExoMars" përgatitet për ulje në Mars më 19 tetor

Postuar në 11 Tetor, 2016 01:53

Misioni nisi më 14 mars dhe ai përbëhet nga dy njësi që do të kryejnë operacione: Trace Gas Orbiter dhe Schaiparelli. Ato do të ndahen më 16 tetor dhe i pari do të orbitojë planetin e kuq për të studiuar atmosferën, kurse Schiaparelli do të ulet në sipërfaqe.

Tre shkencëtarë britanikë marrin Nobelin në Fizikë për teorinë e materies

Postuar në 04 Tetor, 2016 13:04

David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz shpërblehen për kërkymet e tyre në fushën e materies. Tre shkëncëtarët britanikë u nderuan me çmimin Nobel në fizikë. "Zbulimet e tyre çuan në progresin e të kuptuarit teorik të mistereve të materies dhe krijimin e perspektivave të reja për zhvillimin e materieve të reja"-thuhet në njoftimin e akademisë suedeze të Nobelit.

Zbulohet në Çeki shpella më e thellë nënujore në botë(foto)

Postuar në 30 Shtator, 2016 21:56

Një ekip kërkuesish drejtuar nga polaku Krzysztof Starnawski deklaron se ka zbuluar shpellën më të thellë nënujore në botë. Ajo është 404 m e thellë dhe ndodhet në Çekinë Lindore në vendin e quajtur Hranice. Zhytja eksploruese u krye nga një robot që drejtohej nga sipërfaqja, i cili arriti në 404 m dhe sërish nuk e kapi fundin.

Elon Musk zbulon projektin e tij për kolonizimin e Marsit

Postuar në 27 Shtator, 2016 23:48

Genetika konfirmon: Aborigjenët e Australisë janë qytetërimi më i vjetër në botë

Postuar në 24 Shtator, 2016 12:48

Studimet e ADN-së hedhin dritë mbi një fakt që i jep siguri shkencore gjenealogjisë së homo spaiensit. Duke pranuar se paraardhësit tanë të parë kanë origjinuar nga Afrika dhe se para tyre Neandertali dhe njeriu Denisovian kishin nisur eksplorimin e botës, të parët homo spaines që e bënë këtë janë ata që sot i quajmë si Aborigjenët e Australisë. Të cilët kanë besuar gjithnjë se janë shoqëria më e vjetër në botë që vijon ekzistencën, çka tani ua konfirmon edhe shkenca.

Mumja shekullore "thyen" heshtjen, studiuesit riprodhojnë zërin (audio)

Postuar në 24 Shtator, 2016 11:20

Nuk kishte folur për 53 shekuj me radhë, por njeriu i ngrirë njeriu Otzias ( një mumje 5 300 vjeçare e  gjetur në vitin 1991 në një akullnajë në Alpet italiane) "thyen" heshtjen.  Studiuesit krijuan një model simulimi që përmban elementet e kordave vokale dhe gojës. "Sigurisht, ne nuk e dimë çfarë gjuhe fliste para 5000 vjetësh. Por ne jemi në gjendje të riprodhojmë timbra të zërit të tij, dhe unë shpresoj të simulojmë edhe mënyrën se si ai fliste "- deklaroi për CNN koordinatori i projektit,  Francesco Avanzini.

Google mund të ketë gati kompjuterin kuantik në fund të vitit 2017

Postuar në 20 Shtator, 2016 21:21

New Scientist shkruan se “Google” është duke përfunduar kompjuterin më të madh kuantik që ekziston sot. Faqja në fjalë i jep shumë rëndësi këtij zhvillimi, duke vlerësuar se kjo do të transformojë komunikimin, por edhe do të ndikojë shumë më gjerë. Kompjuteri pritet të jetë gati në fund të vitit që vjen dhe një lajm i tillë është i pakonfirmuar pasi kompania po mban shumë sekret planet e zhvillimit të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Shkenca