Mumja shekullore "thyen" heshtjen, studiuesit riprodhojnë zërin (audio)

Postuar në 24 Shtator, 2016 11:20

Nuk kishte folur për 53 shekuj me radhë, por njeriu i ngrirë njeriu Otzias ( një mumje 5 300 vjeçare e  gjetur në vitin 1991 në një akullnajë në Alpet italiane) "thyen" heshtjen.  Studiuesit krijuan një model simulimi që përmban elementet e kordave vokale dhe gojës. "Sigurisht, ne nuk e dimë çfarë gjuhe fliste para 5000 vjetësh. Por ne jemi në gjendje të riprodhojmë timbra të zërit të tij, dhe unë shpresoj të simulojmë edhe mënyrën se si ai fliste "- deklaroi për CNN koordinatori i projektit,  Francesco Avanzini. Hulumtuesit përdorën një softuer të veçantë për të riptodhuar zërin e mumjes.

Hulumtuesit hasën disa probleme, pasi duheshin bërë analizat në indet e buta të trupit që ndikonin në zërin  e mumjes. "Burri i dëborës" Otzia u gjet në vitin 1991 në Alpet italiane dhe është mumja më e vjetër, disa vite më e hershme se mumjet egjiptane. Ai besohet se  kishte një vdekje të dhunshme, u vra dhe u varros në dëborë. Që atëherë studiuesit kanë nisur një hulumtim burim historik mbi jetën e Alpeve indigjene. Gjithashtu, sipas një studimi të ri të arkeologëve Otzia u zhvendos disa muaj pas vdekjes së tij në Alpe për t'u varrosur. Pra, pika ku u zbulua nuk ishte aksidentale, por një varrezë.

Otzias mbetur rreth 5000 vjet  ivarrosur nën një akullnajë në kufirin e Austrisë dhe Italisë dhe u zbulua rastësisht  nga Alpinistët në 1991. Disa vjet më parë, studiuesit vërejtën në  trupin e ngrirë të Otzias një plagë të thellë në pjesën e prapme të shpinës, duke treguar se ai ishte viktimë lufte. Otzias sot ruhet në Muzeun Arkeologjik të Tirolit Jugor pranë Bolzanos, Itali

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.