Otzia
Mumja shekullore "thyen" heshtjen, studiuesit riprodhojnë zërin (audio)
Nuk kishte folur për 53 shekuj me radhë, por njeriu i ngrirë njeriu Otzias ( një mumje 5 300 vjeçare e gjetur në vitin 1991 në një akullnajë në Alpet italiane) "thyen" heshtjen. Studiuesit krijuan një model simulimi që përmban elementet e kordave vokale dhe gojës. "Sigurisht, ne nuk e dimë çfarë gjuhe fliste para 5000 vjetësh. Por ne jemi në gjendje të riprodhojmë timbra të zërit të tij, dhe unë shpresoj të simulojmë edhe mënyrën se si ai fliste "- deklaroi për CNN koordinatori i projektit, Francesco Avanzini.