Në univers ka 2 trilionë galaktika

Postuar në 14 Tetor, 2016 23:24

Në univers ndodhen 10 herë më shumë galaktika nga sa mendohej deri më tani. Nga analizat e kryera mbi fotografimet e satelitëve dhe teleskopëve, kërkues në universitetin e Nottingham dalin në konkluzionin se ka 2 trilionë galaktika. Analiza u krye mbi bazë modelesh matematikorë, duke korrigjuar atë që “nuk dukej” deri më tani e që ishte 90% e numrit të galaktikave. Një prej studiuesve ka vënë në dukje edhe një hollësi që duhet kuptuar: nuk është fjala se ka 10 herë më shumë yje, por se këta yje janë të ndarë në shumë më tepër galaktika nga sa mendohej deri më tani. Nga kjo pikëpamje kërkimi ka më shumë rëndësi për atë që mund të quhet “organizim i universit” sesa rikuantifikim i materies në të, apo i trupave qiellorë.

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/there-are-10-times-many-galaxie...

Comments

Submitted by pse jo... (not verified) on

Pse jo 2 trilion e dyzete pese miliarde e nenteqindmilion!?! Ha-ha, keta "numeruesit" e galaktikave marin rroga te mira me duket!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.