numri
Bota do të nisë të tkurret pas vitit 2064
Pas dy shekujsh rritjeje të paprecedentë, popullsia njerëzore do të fillojë të tkurret pas vitit 2064. Përfundimi del nga një studim i kryer nga një ekip i madh studiuesish në Institutin për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit. Gjetjet e studimit u botuan së fundmi në revistën shkencore “The Lancet”.
Sa myslimanë do të ketë në Europë deri në 2050-ën?
Popullsia muslimane mund të trefishohet në disa vende evropiane deri në vitin 2050, sipas studiuesve. Studimi i ri bazohet në migracionin dhe normat më të larta të lindjeve të myslimanëve.
TemaTv
Në univers ka 2 trilionë galaktika
Në univers ndodhen 10 herë më shumë galaktika nga sa mendohej deri më tani. Nga analizat e kryera mbi fotografimet e satelitëve dhe teleskopëve, kërkues në universitetin e Nottingham dalin në konkluzionin se ka 2 trilionë galaktika. Analiza u krye mbi bazë modelesh matematikorë, duke korrigjuar atë që “nuk dukej” deri më tani e që ishte 90% e numrit të galaktikave. Një prej studiuesve ka vënë në dukje edhe një hollësi që duhet kuptuar: nuk është fjala se ka 10 herë më shumë yje, por se këta yje janë të ndarë në shumë më tepër galaktika nga sa mendohej deri më tani.
Azilkërkuesit në BE, numri i tyre kalon rekordin e vitit 1992
Numri i kërkesave për azil, i paraqitur këtë vit në shtetet e Bashkimit Evropian, e ka kaluar rekordin e shënuar në vitin 1992, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Për dallim prej vitit 1992, kur gati dy e treta (444.000) e azilkërkuesve vinin prej shteteve evropiane, tani ka më së shumti sirianë dhe afganë, por qytetarët e Ballkanit Perëndimor paraqesin grupin e dytë për nga madhësia (155.045).