Shkenca
A ka efekte pozitive për trurin transfuzimi i gjakut të ri?
Gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së trurit të personave me Alzheimer. Nisur nga këto rezultate të studiuara së pari te kafshët, shkencëtarët po mendojnë për transfuzionin e gjakut si opsion kurimi. Gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në procese të tilla, si mësimi, memorizimi, sikurse gjenerimi i qelizave të reja trunore.
Zbulohet një strukturë kozmike që “nuk duhet të ekzistonte”
Astronomët besojnë të kenë zbuluar një strukturë të përbindshme kozmike, që konsiston në një unazë galaktikash me madhësi 5 miliardë vjet dritë diametër. Ajo ndodhet 7 miliardë vjet dritë larg dhe u zbulua përmes dedektimit të shpërthimeve të rrezeve gama. Nëse ky “objekt” do të rezultojë me të vërtetë një strukturë kozmike, atëherë me siguri modelet kozomologjike të deritanishme do të duhet të rishikohen. Shpërthimi i rrezeve gama ndodh kur një yll arrin fundin e vet dhe pas implodimit të tij formohet një vrimë e zezë. Një sasi shumë e madhe energjie shpërthen në formën e rrezeve.
Pararendësi i gjarprit ka patur katër këmbë
Deri më tani mendohej se paraardhësi i gjarprit, kishte dy këmbë. Por zbulime të reja fosilesh çojnë në konstatimin se kjo specie ka evoluar nga një paraardhës me katër këmbë, secila me nga pesë gishta. Fosili daton 120 milionë vjet më parë dhe është quajtur Tetrapodophis amplectus – Gjarpri me katër këmbë. Vetëm se këto këmbë nuk kanë shërbyer për të ecur, por të ndihmuar shumimin me partnerët, ose për të ndihmuar në asgjësimin e presë.
Dy studentë zbulojnë galaktikën më të dendur të vëzhguar ndonjëherë
Dy studentë të universitetit të San Jose në Kaliforni, zbuluan atë që konsiderohet galaktika më e dendur e vëzhguar ndonjëherë. Richard Vo dhe Michael Sandoval bënë zbulimin e galaktikë ultrakompakte dhe madje realizuan edhe një video ilustrim. Galaktikat e dendura janë shumë të ndriçuara, kompakte dhe me madhësi shumë të vogël. Ndaj edhe quhen xhuxhe. Nëse një e tillë do të vëzhgohej nga sipërfaqja e një planeti, do të shihej një qiell me 1 milionë yje njëherësh. Se çfarë ofron një pamje e tillë, mjafton të kujtohet se një vëzhgues nga Toka, sheh me sy të lirë vetëm disa mijëra yje.
Dante humb atësinë. Gjuha italiane lindi në Siçili
Disa dorëshkrime të zbuluara së fundmi, po përforcojnë tezën se ishin siçilianët ata që qëndrojnë në bazë të origjinës së gjuhës italiane. Në një bibliotekë lombarde, u zbuluan së fundmi disa poezi të shkollës siçiliane, të shkruara në pergamenë, teksti i të cilave lidhet me dënimin e eksponentëve të familjeve të mëdha nga gelfët.
Stephen Hawking, pjesë e iniciativës për kërkimin e jetës aliene
“Ne jemi gjallë. Ne jemi inteligjentë. Ne duhet të dimë”. Kështu u shpreh para disa javësh astrofizikani britanik Stephen Hawking, gjatë prezantimit të iniciativës për kërkimin e letës inteligjente jashtë Tokës. Një projekt prej 100 milionë dollarësh, i mbështetur kryesosht nga miliarderi rus, sipërmarrës në fushën e teknologjisë, Yuri Milner, i cili gjithsesi domtë ndalet vetëm në vëzhgim dhe jo në dërgim mesazhesh.
Banorë të zhdukur të prehistorisë së Tokës
Përbindëshi i detit, peshkaqeni gjigand i zhdukur 100 milionë vjet më parë
Një peshkaqen gjigand, i gjatë sa një ndërtesë dy katëshe popullonte sipërfaqen e oqeanit rreth 100 milionë më parë. Zbulimi i fosileve në vitin 2009 çoi në përfundimin se predatori në fjalë mund të jetë qenë një ndër më të mëdhenj në Tokë duke shtruar pikëpyetjen e evolucionit të tyre. Leptostyrax macrorhiza, u zbulua aksidentalisht në Texas, në Fort Worth, ku gjenden fosile marine, si ato të amonitëve.
Fusha magnetike e Tokës, garancia e jetës së saj, më e vjetër nga sa mendohej
Fusha magnetike është një arsye themelore pse në Tokë ka jetë dhe në Mars jo. Studiues të universitetit të Rochester në New York, kanë hedhur së fundmi një hipotezë sipas së cilës, fusha magnetike e Tokës është më e vjetër nga sa mendohej deri më tani. Sipas mendimit të përgjithshëm, ajo shkonte në 3.45 miliardë vjet, pra diçka më shumë se 1 miliardë vjet më e re se mosha e vetë planetit që vlerësohet në rreth 4.6 miliardë vjet. Sipas studimit të fundit, sugjerohet që fusha magnetike e Tokës të shkojë në 4.2 miliardë vjet. Me ekzistencën e saj lidhet edhe krijimi i pllakave tektonike.