A ka efekte pozitive për trurin transfuzimi i gjakut të ri?

Postuar në 10 Gusht, 2015 23:21

Gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së trurit të personave me Alzheimer. Nisur nga këto rezultate të studiuara së pari te kafshët, shkencëtarët po mendojnë për transfuzionin e gjakut si opsion kurimi. Gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në procese të tilla, si mësimi, memorizimi, sikurse gjenerimi i qelizave të reja trunore. “Mundësia që një apo shumë proteina në gjakun e njerëzve të rinj mund të rinojë një numër organesh(përfshirë trurin) është shumë joshëse e që duhet të shoqërohet me kërkime të reja”, deklaron Tony Wyss-Coray, profesor i Neurologjisë në Universitetin e Stanfordit. Studiuesit bashkuan gjakun e minjve të rinj dhe të vjetër dhe vunë re se pas një plage, minjtë e vjetër patën përmirësime më të mëdha në shërimin e muskujve apo të kockave krahasuar me minjtë e tjerë që nuk morën transfuzion nga gjaku i minjve të rinj. Po kështu ekspozimi i minjve të vjetër ndaj gjakut të të rinjve solli krijimin e qelizave të reja trunore.

Më tej akoma, një studim i vitit 2014 provoi se injektimi i plazmës së gjakut(gjak, por pa qeliza trunore+proteina+molekula të tjera) të minjve të rinj tek më të vjetrit përmirësoi brenda tri javëve aftësinë për të mësuar dhe memorien. Riaftësimi që u vu re nga injektimi i gjakut të ri ka nxitur spekullimin se në këtë gjak “mesazherë” të tillë si hormonet dhe faktorët e rritjes mund të jenë përgjegjës për disa efekte të rinimit në mostrat e studiuara. Në çdo rast është ende herët për të folur për efekte analoge te njerëzit, por modeli i studiuar te minjtë jep një shpresë për të kërkuar më tej. Vitin e kaluar nisi një testim studimor me transfuzion të plazmës së gjakut te pacientë me Alzheimer të lehtë ose pak të avancuar, që konsiston në transfuzion një herë në javë. Efekti, ende i panjohur. Ka edhe një shqetësim me transfuzimin, pasi me faktorët e rritjes që vijnë nga gjaku i ri, mund të shtohet rreziku i kancerit.

http://www.livescience.com/51731-young-blood-brain-function.html?cmpid=514627_20150810_50356416&adbid=10152925741536761&adbpl=fb&adbpr=30478646760

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.