Stephen Hawking, pjesë e iniciativës për kërkimin e jetës aliene
“Ne jemi gjallë. Ne jemi inteligjentë. Ne duhet të dimë”. Kështu u shpreh para disa javësh astrofizikani britanik Stephen Hawking, gjatë prezantimit të iniciativës për kërkimin e letës inteligjente jashtë Tokës. Një projekt prej 100 milionë dollarësh, i mbështetur kryesosht nga miliarderi rus, sipërmarrës në fushën e teknologjisë, Yuri Milner, i cili gjithsesi domtë ndalet vetëm në vëzhgim dhe jo në dërgim mesazhesh. Për Hawking, kërkimi i jetës aliene ka rëndësi, pasi njerëzimi ka arritje të mëdha në kërkimin në hapësirë, por sipas tij, çdo kontakt me qytetërime më të zhvilluara do të rezultonte katastrofik për njerëzit. Hawking sjell si shembull përplasjet e qytetërime e në Tokë, ku ato më pak të zhvilluarat, kanë pësuar thuajse përherë asgjësimin.
Add new comment