stephen hawking
Merr përgjigje paradoksi i Hawking për vrimat e zeza
Një nga paradokset më të famshme të fizikantit Stephen Hawking ka më në fund një përgjigje: vrimat e zeza në fakt mund të varen nga informacioni rreth yjeve masive që i krijuan ato.
Sipas një studimi të ri, ky informacion mund të fshihet në rrezatimin rreth vrimave të zeza – të njohura në gjuhën e folur si “flokë kuantike” – dhe teorikisht mund të merret për të ritreguar origjinën e këtyre vrimave të zeza, sugjeron hulumtimi.
Një gjeni si Stephen Hauking
Vdekja e shkencëtarit të shquar, Stephen Haukins, është një humbje e madhe për Botën, në përgjithësi. Them kështu se ai nuk qe vetëm një gjeni në fushën e Kozmologjisë apo Fizikës teorike, por dhe një mendje e ndritur e një qytetar i madh që ka ngritur zërin për problemet më shqetësuese që po përballon e do t’i duhet të përballojë njerëzimi dhe që, për fat të keq, kanë rënë në vesh të shurdhër tek ata që mund të ndihmonin për shmangien e rreziqeve të mundëshme që mbartin ato.
Vdes Stephen Hawking
Fizikani i shquar britanik dhe kozmologu Stephen Hawking vdiq të mërkurën në moshën 76 vjeç në shtëpinë e tij në Kembrixh."Ndiejmë keqardhje të madhe për vdekjen e babait tonë të dashur, i cili ishte njeri i rrallë dhe një shkencëtar i madh, puna e të cilit do të jetojë për shumë vite”-thuhet në një deklaratë të familjes.
Stephen Hawking: “Kam gjetur një mënyrë si të shpëtojmë nga vrima e zezë”
Sende që bien në një vrimë të zezë zhduken përgjithmonë, e drejtë? Nuk është e thënë, shprehet Stephen Hawking.
“Nëse ju ndjeni se ndodheni brenda një vrime të zezë, mos u dorëzoni”, tha ai gjatë një leksioni publik në Stokholm të Suedisë një ditë më parë. Ai e pohoi këtë përpara një bisede shkencore që do të mbahej sot në Konferencën e Rrezatimit Hawking, në Institutin Mbretëror të Teknologjisë KTH në Stokholm. “Ka një mënyrë për t’ia dalë”.
Stephen Hawking, pjesë e iniciativës për kërkimin e jetës aliene
“Ne jemi gjallë. Ne jemi inteligjentë. Ne duhet të dimë”. Kështu u shpreh para disa javësh astrofizikani britanik Stephen Hawking, gjatë prezantimit të iniciativës për kërkimin e letës inteligjente jashtë Tokës. Një projekt prej 100 milionë dollarësh, i mbështetur kryesosht nga miliarderi rus, sipërmarrës në fushën e teknologjisë, Yuri Milner, i cili gjithsesi domtë ndalet vetëm në vëzhgim dhe jo në dërgim mesazhesh.