Shkenca
Video/Mjegullnaja Veil, 110 vjet dritë e madhe dhe 2100 vjet dritë larg Tokës
Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat
PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.
Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve
Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale.
Nobeli për fizikën jepet për zbulimin e masës së neutrions
Çmimi “Nobel” për fizikën këtë vit i është dhënë japonezit Takaaki Kajita dhe kanadezit Arthur McDonald. Të dy janë marrë me neutrinon, studimin e tij dhe llogaritjen e masës së tij. “Zbulimi ka çuar në konkluzionin, me një rëndësi të konsiderueshme, se neutrinot, të konsideruara për një kohë të gjatë se nuk kanë masë, duhet të kenë një të tillë, edhe pse shumë të vogël”, ka vlerësuar juria.
Foto/Zgjimi i vullkanit Calbuco(Kili)
Kili ka 2000 vullkane inaktivë. Kjo foto spektakolare është marrë nga Francisco Negroni(http://photography.nationalgeographic.com/photography/photo-of-the-day/c...)
Thesari i Tutankhamun. Në kërkim të Nefertitit...
Për gati një shekull, gërmimet në Egjipt në Luginën e Mbretërve, kanë nxjerrë në dritë 64 varre dhe dhoma të tjera të lidhura me to. Thesari më i madh i gjetur është ai i Tutankhamun, njohur si KV62, por janë gjetur edhe mumje të dinastive mbretërore18-19. Duke nisur në vitin 2007, shkencëtarët egjiptianë kryyen teste genetike në 16 mumje mbretërore, mes të cilëve u zbuluan të afërmit e faraonit Tut, gjyshërit, prindërit, gruaja dhe dy vajzat. Mungon një mumje nga kjo periudhë, e bukura Nefertiti. Ajo ishte gruaja e parë e Akhenaten, babait të faraonit Tut.
Kompania japoneze “Hitachi” prodhon një çip kuarci për konservimin e përjetshëm të informacionit dixhital
Kompania japoneze “Hitachi” ka bërë të ditur zbulimin e një mënyre për të ruajtur informacionin dixhital, thuajse përgjithnjë dhe pa u degraduar. Materiali konservues është xham kuarci, i cili mund të durojë temperatura ekstreme. "Mundësia e humbjes së informacionit është rritur dhe jeta e cd-ve dhe hard drive mund të zgjasë disa dekada, e shumta një shekull”, shprehet Kazuyoshi Torii, kërkues në kompaninë “Hitachi”. Teknologjia e re konsiston në krijimin e njollave-nyjeve brenda një flete xhami kuarci që mund të lexohet me një mikroskop të zakonshëm.
NASA zyrtarizon: Në Mars është zbuluar ujë
NASA konfirmon se në planetin e kuq, në Mars është zbuluar ujë. Në vitin 2010 u zbuluan disa vija të errëta, të gjera 5 m dhe të gjata 100 të cilat nxitën dyshimin se ishin shkaktuar nga uji i rrjedhshëm. Përveç akullit që pranohej gjerësisht se ekzistonte, sot Agjencia Hapësinore Amerikane pranon zyrtarisht praninë e ujit të lëngshëm në Mars. Një zbulim historik, i cili i jep përgjigje, ose hap një parAdigmë të re për të vlerësuar mundësinë e jetës në univers. Uji është parakusht i jetës dhe kjo është çfarë është zbuluar në sistemin tonë diellor.
Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës ndërmarrin luftën online ndaj ISIS
Analistët e të dhënave dhe ekspertë e “informacionit Cascade” janë duke përdorur aftësitë e tyre për të penguar përhapjen e ideologjisë terroriste nga grupe si Isis, të cilët po rrisin gjithnjë e më shumë aftësinë e rekrutimit online.