Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat
PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve. Nga 9 studime të realizuara me kampione të ndryshme popullsie dhe me mbi 4000 pjesëmarrës, u konstatua se krahasuar me meshkujt, femrat kanë një numër më të madh qëllimesh në jetë, i kushtojnë më pak rëndësi synimeve që kanë të bëjnë me pushtetin, perceptojnë më shumë pasoja negative nga rritja në karrierë dhe kanë më pak dëshirë që të përfitojnë nga mundësitë për përparimin profesional. Femrat i shikojnë pozicionet e nivelit të lartë njësoj të arritshme si meshkujt, por më pak të dëshirueshme”, shrkuajnë autorët Francesca Gino, Caroline Ashley Ëilmuth dhe Alison Wood Brooks.
Studimi niset nga premisa të tilla të njohura si p.sh ai se ekziston një mungesë balance në përfaqësimin e meshkujve dhe femrave në pozicionet e larta të karrierës. Dhe jepen dy arsye - kategori për këtë: Kategoria e parë vlerëson perceptimin e të tjerëve mbi femrën dhe mashkullin. Ka një gjykim të përgjithshëm sipas të cilit krahasuar me meshkujt, femra perceptohet si më pak kompetente profesionalisht dhe me mungesë të potencialit për të drejtuar. Ky perceptim e vendos femrën me barriera të tjera krahasuar me mashkullin, madje edhe ku vlerësimi për të bëhet po nga femrat.
Kategoria e dytë është ajo që vlerëson sjelljen e dy gjinive që çon mandej në perceptim: meshkujt janë më agresivë, me më shumë iniciativë në nisjen e negociatave dhe në vetëpërzgjedhjen brenda një mjedisi konkurues. Kjo çon në përparimin profsesional.
Studimet janë të kombinuara me pyetje direkte dhe plotësim formularësh që në finale japin një pasqyrë të realitetit. Një realitet që ndonëse ofron shanse të barabarta, përaqëfohet më shumë nga meshkujt. Kjo çon në një imbalancë gjinore që ndoshta e riprodhon paragjykimin. Kështu që apeli shkon për femrat: mos u tërhiqni kaq kollaj!
Add new comment