Shkenca
Miliarda dollarë/vit humbje - pasojat ekonomike të pagjumësisë
Gjumi ka rëndësi për shëndetin dhe më tej si rrjedhojë e kësaj edhe për ekonominë. Në një shkrim të Rand Corportation thuhet se në SHBA pamjaftueshmëria e gjumit është deklaruar si problem I shëndetit publik, përderisa 1/3 e amerikanëve në moshë të rritur nuk fle aq sa duhet në mënyrë të rregullt. Pagjumësia është një çështje problematike në shumë vende. Kompleksiteti i pasojave që sjell mungesa e gjumit në finale prodhon edhe kosto ekonomike.
Cassini zbulon në Titan molekulën që mendohet se katalizoi krijimin e jetës në Tokë
Sonda Cassini ka zbuluar në pjesën e sipërme të atmosferës së Titanit, hëna më e madhe e Saturnit -një molekulë e cila mendohet se ka katalizuar format e para të jetës në Tokë. Studimi i publikuar në Astrophysical Journal Letters raporton për zbulimin e joneve negative të zinxhirit karbonik, molekula linerare që shërbjnë si bazat e krijimit të molekulave më komplekse, sipas gjasave bërthamat e fillimit të jetës.
Njerëzit nuk përjetojnë të njëjtat përvoja të Prag Vdekjes
Një tunel dhe një dritë e fortë, ndjesi paqeje, shkëputje nga trupi. Këto janë disa nga shenjat që raportohen nga persona të ndryshëm që kanë përjetuar përvoja të prag vdekjes. Në një studim të publikuar në Frontiers in Human Neuroscience ka marrë në shqyrtim këto raportime për të kuptuar sa prej tyre janë universale dhe sa janë përvoja unike të një individi. Një nga çështjet më pak të studiuara është rregullsia e mundshme e shfaqjes së këtyre dukurive te personat që përjetojnë përvoja të ngjashme.
Dobësimi i spermës drejt kualifikimit si problem i shëndetit publik
Meshkujt e bardhë po pësojnë rënie të ndjeshme të aftësive riprodhuese. Një studim krahasues i bërë nga universiteti Hebraik në Jeruzalem dhe Shkolla Mjekësore Icahn në New York mori në shqyrtim 185 studime nga vitet 1973-2011 që përfshinin thuajse 43 mijë meshkuj. Nga ky shqyrtim rezultoi se ka një rënie me 52% të përqendrimit të spermës dhe 59% rënie të numrit total të spermatozoidëve. Meshkujt janë të gjithë nga Amerika e Veriut, Europa, Australia dhe Zelanda e Re. një arsye që jepet për ëktë shfaqje shqetësuese është stili i jetesës.
Krijesat 580 milionë vjeçare -Ediacaran - nuk dihet nëse kanë qenë kafshë apo bimë
Nën sipërfaqen e Hënës mund të ketë sasi të madhe uji
Kërkues nga universiteti Brown në SHBA sugjerojnë se nëntoka e Hënës mund të ketë sasi të madhe uji. Ata aknë shfrytëzuar të dhëna satelitore për të studiuar depozitat piroklastike në satelitin natyror të Tokës, që konsistojnë në shtresa shkëmbore të formuara nga shpërthime të mëdha vullkanike. Më herët janë identifikuar gjumë të ujit akullnajor në polet e Hënës, por uji për të cilin flasin kërkuesit e Brown është krijuar me gjasë nga hidrogjeni që vjen nga erërat diellore.
Shpresa për identifikimin e hershëm të Alzheimer përmes analizave të gjakut
Një lajm i mirë nga mjekësia. Kërkues në universitetin e Washingtonit – St. Louis – sugjeron se shenjat e para të prekjes nga Alzheimer mund të gjurmohen në analizat e gjakut. Sipas këtij ekipi matja në gjak e amyloid beta mundëson potencialisht zbulimin e normave të larta të kësaj substance në tru apo në lëngun cverebrospinal.
Ndahet nga jeta fituesja e vetme femër e çmimit Fields në matematikë
Universiteti i Stanford në SHBA njoftonte dje se është ndarë nga jeta Maryam Mirzakhani, pedagoge e matematikës. Ajo vdiq në moshën 40 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit.
Trashëgojmë më shumë sesa vetëm genet e prindërve
Kërkues nga Instituti Max Planck për Imunologjinë dhe Epgenetikën kanë arritur në përfundimin se instruksionet epigenetike transferohen nga brezinnë brez. Deri më sot debati rreth kësaj çështjeje ka qenë i përqendruar në faktin nëse ndryshimet epigenetike, që janë në thelb memorizim nga qelizat i ndryshimeve të imponuara nga stili i jetës, dieta, stresi etj.,kalon apo jot e pasardhësit. Pra a jemi në diçka më shumë sesa thjesht kombinim genesh të prindërve?
Një vaksinë e personalizuar për të sëmurët me tumore
Një shpresë e madhe për të sëmurët me tumore, por edhe për njerëzit në përgjithësi vjen nga Hollanda. Universiteti i Leiden është pranë zhvillimit të vaksinës kundër kancerit, duke zgjidhur kështu problemin kryesor për këtë sëmundje: identifikimin e qelizave kanceroze nga sistemi imunitar.