Shkenca
Çelësi i jetëgjatësisë në qelizat mitokondriale
Manipulimi i rrjeteve mitokondriale brenda qelizave me kufizime dietetike ose me manipulime gjenetike që e imitojnë atë -mund të rrisin jetëgjatësinë e njerzve. Një hulumtim i ri i publikuar në 26 tetor nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard T.H. hedh dritë mbi aftësinë e qelizave për të përpunuar energjinë me kalimin e kohës, gjë që çon në plakjen dhe shfaqjen e sëmundjeve të lidhura me moshën.
Zbulohet një hapësirë boshe 100 m gjatësi brenda Piramidës së Keopsit
Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një hapësirë boshe në Piramidën e Keopsit në Giza të Egjiptit. Zbulimi u bë i mundur falë teknologjive të reja që gjurmon grimcat kozmike që godasin Tokën me shpejtësi afër asaj të dritës dhe penetrojnë objektet solide. Sipas kërkuesve boshllëku i zbuluar është rreth 100 m i gjatë dhe ndodhet mbi atë që quhet Galeria e Madhe, një nga kalimet e shumta që ndodhen brenda piramidës.
Shkencëtarët spiunojnë jetën sekrete të baktereve (Foto)
Për shumë vite, shkencëtarët mendonin se bakteret nuk kishin struktura të brendshme dhe ishin thjesht "xhepa të enzimave". Por hulumtuesit kanë zbuluar struktura misterioze, të tilla si këto ndarje bubblelike të quajtura vezikula që ndodhen ndërmjet membranës qelizore dhe murit qelizor të bakterit Halothiobacillus Neapolitanus
Identifikohet për herë të parë objekt ndëryjor të hyjë në sistemin diellor
Astronomët besojnë se kanë identifikuar objektin e parë që ka hyrë në sistemin diellor nga hapësira e jashtme tij. Objekti i quajtur A/2017 U1, u gjurmua javën e kaluar nga kërkuesit e stacionuar në teleskopin Pan-STARRS 1në Havai.
Përplasja e yjeve neutronikë në origjinë të elementëve si ari, argjendi, uranium…
Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë bashkimin e dy yjeve neutronikë të cilët kanë çliruar energji dhe ndriçim që është kapur në Tokë. Yjet neutronikë janë yje të shuar që kanë dendësi shumë të madhe. Vëzhgimi i kësaj ngjarjeje të ndodhur në një galaktikë 130 milionë vjet dritë larg - NGC 4993 në yjësinë Hydraka - ka rëndësi shumë të madhe, pasi shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë origjinën e disa elementëve të tabelës së Mendelejevit, përfshirë elementë të rëndë.
Konferencë ndërkombëtare për t'iu përgjigjur "apokalipsit të antibiotikëve"
Rezistenca ndaj antibiotikëve e baktereve që janë shkaktare infeksionesh në trupin e njeriut, ka detyruar mjekët të flasin për një epokë post-antibiotike, apo për një Apokalips të Antibiotikëve, sipas fjalëve të Sally Davies, përgjegjësja më e lartë britanike për mjekësëin.
Situata është bërë shqetësuese edhe më shumë pas një rasti në SHBA, pak muaj më parë, kur një grua e moshuar vdiq si pasojë e një infeksioni të marrë gjatë hospitalizimit në Indi, e që nuk u përmirësua as pas përdorimit të colistinit, “antibiotiku I fundit”.
I pari në sistemin diellor/Zbulohet një asteroid binar që klasifikohet edhe si kometë
Disa shkencëtarë gjermanë kanë zbuluar me ndihmën e teleskopti Hubble një tip shumë të veçantë objekti në sistemin diellor. Objekti konsiston në dy asteroid që orbitojnë ndaj njëri-tjetrit, kanë karakteristikat e një komete dhe ndodhet në rripin e asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit. Asteroidi binar quhet 288P dhe u zbulua në shtatorin e vitit 2016 dhe bishti që shfaqin njësoj sit e kometat, dëshmon për avullimin e ujit të akullt që ndodhet brenda tyre.
Zbulohet sistemi binar i vrimave të zeza më i afërt me Tokën
400 milionë vjet dritë larg. Kjo është distanca e sistemit më të afërt të vrimave të zeza binare me Tokën. Zbulimi është bërë nga disa qendra kërkimore në SHBA që raportojnë se dy vrimat e zeza që orbitojnë ndaj njëra – tjetrës ndodhen në galaktikën NGC 7674. Ato ndodhen në distancë 1 vit dritë larg nga njëra-tjetra që është rekord i ri krahasuar me rrezen më të shkurtër të orbitimit të regjistruar deri më tani, që ishte 24 vjet dritë.
Numri Zero është përdorur 500 vjet më parë nga sa mendohej deri më sot
Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit mendojnë se numri Zero mund të jetë përdorur nga matematikanë të Indisë rreth 500 vjet më parë sesa mendohej deri më tani. Vlerësimi me metodën e karbonit i një dorëshkrimi të quajtur si dorëshkrimi Bakshali, evidenton përdorimin e numrit Zero në formën e pikave që shenjojnë mungesën e vlerës për të dalluar p.sh 1 nga 10 apo nga 100. Dorëshkrimi është vlerësuar nga stili i shkrimit që e nxjerr atë diku mes shekujve 8-12 pas Krishtit, por vlerësimet me karbon e nxjerrin atë në vitet 224-383 pas Krishtit.
Ndërron jetë prof. dr. Farudin Hoxha
Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotshëm, akademiku Farudin Hoxha. Profesor Hoxha është i njohur në vendin tonë për rolin e tij parësor në projektimin dhe zbatimin e projekteve për digat e hidrocentraleve.
Ai lindi në Gjirokastër më janar 1935. Ndoqi studimet larta në Budapest dhe Sofje për hidroenergejtikë dhe u diplomua në Tiranë.