Çelësi i jetëgjatësisë në qelizat mitokondriale

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:02

Manipulimi i rrjeteve mitokondriale brenda qelizave  me kufizime dietetike ose me manipulime gjenetike që e imitojnë atë -mund të rrisin jetëgjatësinë e njerzve. Një hulumtim i ri i publikuar në 26 tetor nga  Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard T.H. hedh dritë mbi aftësinë e qelizave për të përpunuar energjinë me kalimin e kohës, gjë që çon në plakjen dhe shfaqjen e sëmundjeve të lidhura me moshën.

Mitokondria  ose  strukturat e prodhimit të energjisë në qeliza  ndryshojnë dinamikisht formën sipas kërkesës së energjisë. Kapaciteti i tyre për ta bërë këtë bie me moshën, por ndikimi që kjo ka në metabolizmin dhe funksionimin qelizor ka qenë më parë i paqartë. Në këtë studim, hulumtuesit treguan një lidhje shkakësore të ndryshimeve dinamike në format e rrjeteve mitokondriake dhe jetëgjatësisë.

Shkencëtarët përdorën krimba nematode, të cilat jetojnë vetëm dy javë dhe kështu mundësuan studimin e plakjes në kohë reale në laborator. Ata zbuluan se kufizimi i dietës së krimbave, ose imitimi i kufizimit dietik nëpërmjet manipulimit gjenetik të një proteine ​​ mbajti rrjetet mitokondriale në një gjendje "rinore". Këto rrjete rrisnin jetëgjatësinë duke komunikuar me organelet e quajtur peroksisome për të rregulluar metabolizmin e yndyrës.

“Gjetjet tona hapin rrugë të reja në kërkimin e strategjive terapeutike që do të zvogëlojnë gjasat për të zhvilluar sëmundjet që lidhen me moshën teksa bëhemi më të vjetër"- tha Heather Ëeir, autori kryesor i studimit. Hapat e ardhshëm për kërkuesit do të përfshijnë testimin e rolit të rrjeteve mitokondriale tek gjitarët dhe nëse defektet në fleksibilitetin e tyre mund të shpjegojnë lidhjen mes obezitetit dhe rritjes së rrezikut për sëmundjet që lidhen me moshën.

https://news.harvard.edu/gazette/story/2017/11/intermittent-fasting-may-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.