Identifikohet për herë të parë objekt ndëryjor të hyjë në sistemin diellor

Postuar në 28 Tetor, 2017 12:01

Astronomët besojnë se kanë identifikuar objektin e parë që ka hyrë në sistemin diellor nga hapësira e jashtme  tij. Objekti i quajtur A/2017 U1, u gjurmua javën e kaluar nga kërkuesit e stacionuar në teleskopin  Pan-STARRS 1në Havai. 
Paul Chodas, drejtues në NASA për studimin e objekteve të afërt është shprehur se ekzistenca e objekteve të tillë ndëryjorë ka qenë teorizuar më parë, por ky është rasti i parë që vëzhgohen. Objektet mendohen se janë kometa apo asteroidë. Në rastin e këtij objekti ka qenë e pamundur identifkimi përfundimtar. Astronomët kanë arritur të rindërtojnë kursin e A/2017 U1 përmes sistemit tonë diellor, duke përdorur njohuritë për orbitën e tij. Ndonëse 400 m në madhësi ai është afruar në sistem nga drejtimi i yjësisë Lyra me një shpejtësi 92 000 km/orë. 
 Objekti pati distancën më të afërt me Tokën më 14 tetor – 24 milionë km, ose 60 herë distanca Tokë -Hënë. Kursi i tanishëm i tij është drejt yjësisë Pegasus. 

https://www.space.com/38580-interstellar-object-spotted-comet-asteroid-m...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.