Zbulohet një hapësirë boshe 100 m gjatësi brenda Piramidës së Keopsit
Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një hapësirë boshe në Piramidën e Keopsit në Giza të Egjiptit. Zbulimi u bë i mundur falë teknologjive të reja që gjurmon grimcat kozmike që godasin Tokën me shpejtësi afër asaj të dritës dhe penetrojnë objektet solide. Sipas kërkuesve boshllëku i zbuluar është rreth 100 m i gjatë dhe ndodhet mbi atë që quhet Galeria e Madhe, një nga kalimet e shumta që ndodhen brenda piramidës. Nuk është kuptuar ende funksioni dhe qëllimi i kësaj dhome dhe ajo i shtohet edhe më tej teorive të shumta për këtë objekt që është ndoshta më i famshmi i ndërtuar nga njeriu.
Piramida e madhe e Gizës u ndërtua rreth vitit 2560 nga Keopsi, apo faranoi Khufu që ishte vazhdues i një dinastie që pagëzoi epokën e ndërtimeve të këtilla në Egjitpin e lashtë. Për ndërtimin e saj janë përdorur rreth 2.3 milionë gurë. Zbulimi i fundit është pjesë e një projekti që quhet Skanimi I Piramidave që drejtohet nga Ministria egjiptiane e Trashëgimisë së Antiktetit.
Add new comment