Numri Zero është përdorur 500 vjet më parë nga sa mendohej deri më sot
Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit mendojnë se numri Zero mund të jetë përdorur nga matematikanë të Indisë rreth 500 vjet më parë sesa mendohej deri më tani. Vlerësimi me metodën e karbonit i një dorëshkrimi të quajtur si dorëshkrimi Bakshali, evidenton përdorimin e numrit Zero në formën e pikave që shenjojnë mungesën e vlerës për të dalluar p.sh 1 nga 10 apo nga 100. Dorëshkrimi është vlerësuar nga stili i shkrimit që e nxjerr atë diku mes shekujve 8-12 pas Krishtit, por vlerësimet me karbon e nxjerrin atë në vitet 224-383 pas Krishtit. Përdorimi i pikave për të treguar mungesën e vlerës ka qenë i njohur edhe nga babilonasit dhe majat, por sipas shkencëtarëve ishin indianët ishin të parët që e zhvilluan atë drejt një numri si Zero e përdorshme në llogaritje.
Deri më sot mendohej se ishte matematikani Brahmagupta që shkroi të parin tekst ku përshkruhej Zero si numër në vitin 628 pas Krishtit.
http://www.smithsonianmag.com/smart-news/dating-ancient-indian-text-give...
Comments
Ne shekujt 224-383 pas
Ne shekujt 224-383 pas Krishtit!?! Duhet te jeté fjala per vitet 224-383 pas Krishtit!
Add new comment