doreshkrimi Bakshali

Numri Zero është përdorur 500 vjet më parë nga sa mendohej deri më sot

Postuar në 16 Shtator, 2017 15:51

Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit mendojnë se numri Zero mund të jetë përdorur nga matematikanë të Indisë rreth 500 vjet më parë sesa mendohej deri më tani. Vlerësimi me metodën e karbonit i një dorëshkrimi të quajtur si dorëshkrimi Bakshali, evidenton përdorimin e numrit Zero në formën e pikave që shenjojnë mungesën e vlerës për të dalluar p.sh 1 nga 10 apo nga 100. Dorëshkrimi është vlerësuar nga stili i shkrimit që e nxjerr atë diku mes shekujve 8-12 pas Krishtit, por vlerësimet me karbon e nxjerrin atë në vitet 224-383 pas Krishtit.

Subscribe to RSS - doreshkrimi Bakshali