Numri Zero është përdorur 500 vjet më parë nga sa mendohej deri më sot

Postuar në 16 Shtator, 2017 15:51

Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit mendojnë se numri Zero mund të jetë përdorur nga matematikanë të Indisë rreth 500 vjet më parë sesa mendohej deri më tani. Vlerësimi me metodën e karbonit i një dorëshkrimi të quajtur si dorëshkrimi Bakshali, evidenton përdorimin e numrit Zero në formën e pikave që shenjojnë mungesën e vlerës për të dalluar p.sh 1 nga 10 apo nga 100. Dorëshkrimi është vlerësuar nga stili i shkrimit që e nxjerr atë diku mes shekujve 8-12 pas Krishtit, por vlerësimet me karbon e nxjerrin atë në vitet 224-383 pas Krishtit. Përdorimi i pikave për të treguar mungesën e vlerës ka qenë i njohur edhe nga babilonasit dhe majat, por sipas shkencëtarëve ishin indianët ishin të parët që e zhvilluan atë drejt një numri si Zero e përdorshme në llogaritje. 
Deri më sot mendohej se ishte matematikani Brahmagupta që shkroi të parin tekst ku përshkruhej Zero si numër në vitin 628 pas Krishtit. 

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/dating-ancient-indian-text-give...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne shekujt 224-383 pas Krishtit!?! Duhet te jeté fjala per vitet 224-383 pas Krishtit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.