Zbulohet sistemi binar i vrimave të zeza më i afërt me Tokën
400 milionë vjet dritë larg. Kjo është distanca e sistemit më të afërt të vrimave të zeza binare me Tokën. Zbulimi është bërë nga disa qendra kërkimore në SHBA që raportojnë se dy vrimat e zeza që orbitojnë ndaj njëra – tjetrës ndodhen në galaktikën NGC 7674. Ato ndodhen në distancë 1 vit dritë larg nga njëra-tjetra që është rekord i ri krahasuar me rrezen më të shkurtër të orbitimit të regjistruar deri më tani, që ishte 24 vjet dritë.
Virmat e zeza binare u verifikuan përmes vëzgimit të drejtpërdrejtë gjatë dedektimit të valëve gravitacionale nga teleskopi LIGO në vitin 2015. Kjo kategori përbëhet nga vrima të zeza që kanë 10 herë masën e Diellit, ndërkohë që shkencëtarët kanë hipotetizuar ekzistencën e sistemeve të tjera binare me vrima të zeza me masë 1 milionë herë sa masa e Diellit.
http://www.ncra.tifr.res.in/ncra/outreach/pressnotefordiscovery.pdf
Add new comment