Përplasja e yjeve neutronikë në origjinë të elementëve si ari, argjendi, uranium…

Postuar në 16 Tetor, 2017 18:32

Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë bashkimin e dy yjeve neutronikë të cilët kanë çliruar energji dhe ndriçim që është kapur në Tokë. Yjet neutronikë janë yje të shuar që kanë dendësi shumë të madhe. Vëzhgimi i kësaj ngjarjeje të ndodhur në një galaktikë 130 milionë vjet dritë larg - NGC 4993 në yjësinë Hydraka  - ka rëndësi shumë të madhe, pasi shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë origjinën e disa elementëve të tabelës së Mendelejevit, përfshirë elementë të rëndë. Bashkimi e pas tij shpërthimi ka katalizuar krijimin e masave shumë të mëdha të arit, argjendit, platiniumit, uraniumit. Ky është fakti i parë që provon vendin e krijimit të këtyre elementëve që gjenden në masë edhe në Tokë. Për të kuptuar rëndësinë e zbulimit mjafton zbulimi se nga ky shpërthim u çlirua në hapësirë një sasi ari 10 herë masa e Tokës, diçka e jashtëzakonshme.

Lëkundjet gravitacionale(në detektim) zgjatën 100 sekonda mandej u detektuan valë gama dhe dritë infra e kuqe – 12 orë pas lëkundjeve. Lajmi është bërë publik përmes një conference për shtyp në Washington në SHBA dhe ngjarja është vëzhguar më 17 gusht. Hollësitë e zbulimit u qartësuan pas përpunimit të të dhënave nga 70 observatorë të ndryshëm. Siç mund të merret me mend, me këtë vëzhgim është hedhur dritë jo vetëm mbi origjinën e materialeve që gjenden në Tokë, e me to hidhet dritë edhe mbi origjinën e vetë planetit tonë, por edhe për burimin e rrezeve gama. 

https://www.sciencenews.org/article/neutron-star-collision-gravitational...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.