Studimi/Geni njerëzor ndoshta u shfaq për herë të parë në Ballkan, apo Mesdheun Lindor

Postuar në 23 Maj, 2017 10:39

Geni njerëzor mund të ketë nisur rrugën e evolucionit në Ballkan. Ky konkluzion, gjithësesi në formën e një hipoteze, pason disa vlerësime të gjetjeve fosile në Greqi në vitin 1944 dhe mandej në Bullgari në vitin 2009. Krijesa e quajtur Graecopithecus freybergi mendohet se është pjesëtari më i vjetër i homininëve, karakteristikat e të cilit bazuar në gjetjet fosile, e inkuadrojnë atë te njerëzit dhe jo të majmunët. Pra kemi të bëjmë me individin më të afërt me majmunët, por që hyn në linjën njerëzore, datuar 7.2 milionë vjet më parë. Nisur nga vlerësimet e bëra për Graecopithecus, zona e Mesdheut Lindor rezulton si rajoni prej nga ku me gjasë është shfaqur njeriu i parë. Këtu nuk është fjala për Homo Sapiens, apo njeriun e sotshëm, evoluconi i të cilit në Afrikë është i provuar deri sa solli në finalizimin e vet 200 mijë vjet më paarë. Fjala është për degëzimin njerëzor në shkalë evolucionare nga majmuni te homininët, mes të cilëve Homo Sapiens është i fundit në evolucion.

http://www.reuters.com/article/us-science-fossils-idUSKBN18I2HX?utm_camp...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.