graecopithecus
Studimi/Geni njerëzor ndoshta u shfaq për herë të parë në Ballkan, apo Mesdheun Lindor
Geni njerëzor mund të ketë nisur rrugën e evolucionit në Ballkan. Ky konkluzion, gjithësesi në formën e një hipoteze, pason disa vlerësime të gjetjeve fosile në Greqi në vitin 1944 dhe mandej në Bullgari në vitin 2009. Krijesa e quajtur Graecopithecus freybergi mendohet se është pjesëtari më i vjetër i homininëve, karakteristikat e të cilit bazuar në gjetjet fosile, e inkuadrojnë atë te njerëzit dhe jo të majmunët. Pra kemi të bëjmë me individin më të afërt me majmunët, por që hyn në linjën njerëzore, datuar 7.2 milionë vjet më parë.