Jeta biologjike shtyhet me 580 milionë vjet në kohë. Origjina më e mundshme jo oqeani, por burimet e ngrohta në stere
Jeta vijon të befasojë shkencëtarët, hipotezat e të cilëve sfidohen nga zbulime të reja. Së fundmi në Australinë Perëndimore, në Pilbara, janë gjurmuar fosile të organizmave biologjikë që datojnë 3.48 miliardë vjet. Evidencat janë gjetur në depozitat e burimeve të ngrohta dhe e shtyjnë kështu pas kohën e nisjes së jetës me 580 milionë vjet dhe me gjasë zhvendosin edhe mjedisin fillestar të lindjes së saj. Deri më tani ideja kryesore ka qenë se jeta u zhvillua në oqeane e mandej u adaptua në stere. Burimet e ujit të ëmbël marrin për rrjedhojë një tjetër rëndësi në këtë drejtim, pasi gjetjet sugjerojnë se teoria e lindjes së jetës në tokë fiton rëndësi. Analogjikisht ky zbulim jep një model për kërkimin e gjurmëve të jetës edhe në Mars ku janë identifikuar mjedise të burimeve të ujit të ngrohtë. Nëse kjo provohet edhe për Kodrat Columbia në Mars atëherë ideja e mjedisit fillestar për lindjen e jetës biologjike mund të ketë gjetur destinacionin e vet.
Kërkuesit e universitetit të Sidneit dhe të Auklandit interpretojnë se gjetjet e Pilbarës flasin për lindjen e jetës në mjedis tokësor, meqenëse në fosile janë gjurmuar mbetje të giseritit, një formë e silicit të kristalizuar që krijohet në temperaturë prag vlimi. Po kështu në burimet e Pilbarës u gjetën edhe gjurmë të stromatoliteve – struktura shkëmbore të krijuara nga koloni mikorbesh antike.
https://phys.org/news/2017-05-oldest-evidence-life-billion-year-old-aust...
Add new comment