stromatolite
Jeta biologjike shtyhet me 580 milionë vjet në kohë. Origjina më e mundshme jo oqeani, por burimet e ngrohta në stere
Jeta vijon të befasojë shkencëtarët, hipotezat e të cilëve sfidohen nga zbulime të reja. Së fundmi në Australinë Perëndimore, në Pilbara, janë gjurmuar fosile të organizmave biologjikë që datojnë 3.48 miliardë vjet. Evidencat janë gjetur në depozitat e burimeve të ngrohta dhe e shtyjnë kështu pas kohën e nisjes së jetës me 580 milionë vjet dhe me gjasë zhvendosin edhe mjedisin fillestar të lindjes së saj. Deri më tani ideja kryesore ka qenë se jeta u zhvillua në oqeane e mandej u adaptua në stere.