Programi i Google mund të gjithë kampionët aziatikë në lojën “Go”

Postuar në 05 Janar, 2017 12:59

Google ka testuar një program të inteligjencës artificiale duke u hedhur në lojë masive në Kinë. Nën nickname “Master” programi ka mundur të gjithë kampionët e lojës “Go”, një lojë strategjike e vjetër, që luhet mes dy personave. Që Master ishte kompjuter u kuptua nga shpejtësia e madhe e lëvizjeve, hapjet me lëvizje në dukje pa lidhje dhe naïve si dhe nga fakti se ai mundi shpejt edhe kampionin botëror në fuqi, Ke Jie.

Nga sa raportohet programi është një version i përmirësuar i AlphaGo, i krijuar nga DeepMind, njësi e Alphabet. Në mars programi mundi lojtarët më të mirë të Koresë së Veriut dhe bëri bujë. Tani goditi edhe në Kinë, duke qartësuar se cili pritet të jetë raporti i njeriut me inteligjencën artificiale.

Një teatër dramatic siç e cilëson “The Wall Street Journal” ku njeriu po sheh se kompjuterët po zgjidhin probleme të ndërlikuara, duke shtruar kështu problemin e kapaciteteve të njeriut.

Loja “Go” ka mijëra vjet që përpunohet në lëvizjet taktike. Google provoi se mijëra vjet kanë patur shumë pak efekt në krahasim me shpejtësinë e taktikave të krijuara prej tij. “Go” është një lojë që luhet mes dy vetëve përmes gurëve të zinj e të bardhë, që me disa rregulla synon kapjen e sa më shumë territori. 

http://www.wsj.com/articles/ai-program-vanquishes-human-players-of-go-in...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.