Një sindromë misterioze e astronautëve që mund të kushtëzojë projektet e udhëtimeve të gjata të njeriut në hapësirë

Postuar në 10 Korrik, 2016 01:34

Udhëtimet e gjata në hapësirë dhe sidomos projekti për të dërguar njerëz në Mars shtron disa probleme që nuk lidhen vetëm me itinerarin dhe mekanikën e uljes së sondave. Shëndeti i astronautëve është një problem po kaq delikat dhe me rëndësi, aq sa mund të çojë në rishikimin e projekteve të tilla. Një mësim për këtë u mor në vitin 2005 me astronautin John Phillips që kishte kohë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në një mision të nisur në prill e që mbyllej në tetor. Ai hodhi sytë nga dritarja për të parë Tokën, por ajo dukej e mjegullt. Phillips ishte testuar për shikimin dhe kishte dalë shumë mirë.

Duke menduar për një problem kalimtar ai e neglizhoi, por kjo solli pasoja. Shikimi u dëmtua dhe nga testimet në Tokë pas kthimit nga hapësira, Phillips konstatoi se shikimi i tij ishte dëmtuar, por edhe sytë po ashtu. Pjesa e pasme ishte bërë shformuar dhe nervi optik ishte irrituar. Kjo u përkufizua si Sindroma e Dëmtimit Vizual nga Presioni Intrakranial(brenda kafkës). Sindroma prek rreth 80% të astronautëve që qëndrojnë për një kohë të gjatë në hapësirë dhe mendohet se vjen si pasojë e ndryshimit të lëvizjes së lëngjeve në trup dhe gjakut, si pasojë e mungesës së gravitetit. Sindroma krahasohet me Idiopatinë e Hipertensionit Intrakranial, që jep simptoma të ngjashme. Ky është një problem shumë serioz për projektin e udhëtimeve të gjata, ndaj po mendohet që për të mësuar më shumë, të studohen gjendjet që krijohen në kushtet e mikrogravitetit.

https://www.washingtonpost.com/national/health-science/the-mysterious-sy...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.