Astronautët

Një sindromë misterioze e astronautëve që mund të kushtëzojë projektet e udhëtimeve të gjata të njeriut në hapësirë

Postuar në 10 Korrik, 2016 01:34

Udhëtimet e gjata në hapësirë dhe sidomos projekti për të dërguar njerëz në Mars shtron disa probleme që nuk lidhen vetëm me itinerarin dhe mekanikën e uljes së sondave. Shëndeti i astronautëve është një problem po kaq delikat dhe me rëndësi, aq sa mund të çojë në rishikimin e projekteve të tilla. Një mësim për këtë u mor në vitin 2005 me astronautin John Phillips që kishte kohë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në një mision të nisur në prill e që mbyllej në tetor. Ai hodhi sytë nga dritarja për të parë Tokën, por ajo dukej e mjegullt.

Ajo që shihet nga lart të lë pa frymë

Postuar në 09 Qershor, 2016 23:47

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor realizoi orbitimin e tij të 100,000 rreth Tokës në muajin maj të këtij viti. Në të kryhen disa ekspedita me afate kohore të caktuar. Aktuaisht në të ndohet ekuipazhi i përbërë nga astronautët Timothy Kopra, Yuri Malenchenko, Timothy Peake, Aleksey Ovchinin, Oleg Skripochka dhe Jeffrey Williams, që janë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Rusia. Fotot janë realizuar prej tyre dhe paraqesin spektaklin e planetit tonë parë nga lart. 

Subscribe to RSS - Astronautët