Vrimat e zeza - "Asgjë më shumë" sesa Matematikë

Postuar në 06 Korrik, 2016 23:46

Vrimat e zeza janë një botë tjetër. Një botë thjesht matematikore. Ky është mendimi i Richard  Henry, astronom në John Hopkins University, i cili ka prezantuar muajin e kaluar një vështrim të ri mbi vrimat e zeza në takimin e 228-të të Shoqërisë Amerikane të Astronomisë në San Diego. Duke u përqendruar vetëm në aspekin matematikor që përshkruan hapësirë kohën rreth tyre, Henry dhe kolegët e tij gjetën një mënyrë të re për të përshkruar vetë vrimat e zeza. Dhe rezultatet implikojnë një strukturë më të komplikuar nga sa është matur deri më tani.

Përshkrimet tradicionale matematikore për vrimat e zeza sugjerojnë që harkimi i hapësirës në horizontin e ngjarjes është konstant dhe pozitiv, njësoj si sfera dhe për rrjedhojë shkencëtarët do të përdorin sistemin koordinativ sferik(gjatësi gjerësi) për të përshkruar sferën. Më tej akoma, një sistem koordinativ i krijuar për një lloj harkimi të hapësirës nuk do të funksionojë në tipe të ndryshme të hapësirave të harkuara. Në kërkimin e tyre, shkencëtarët në fjalë morën si shembull rastin e hartës së Tokës që konverton një sferë në sipërfaqe të sheshtë. Këto harta të Merkatorit, Groenlanda paraqitet si më e madhe sesa SHBA, ndonëse në realitet është sa ¼ e saj. Analogjiksiht, sipas Herny dhe kolegëve të vet, edhe sistemi koordinativ që mat rajonet dhe pozicionet afër vrimave të zeza dhe në to, duhet të ndryshojë në varësi të rajonit që matet.

Duke patur këtë parasysh rëndësi marrin Konstantet – Të pandryshueshmet – të cilat njësi kuantitative matematikore që nuk e ndryshojnë vlerën pavarësisht sistemit koordinativ që përdoret. Shumica e 17 konstanteve që kanë të bëjnë me tipet e ndryshme të vrimave të zeza mund të lidhen matematikisht. Vetëm pesë prej tyre janë me të vërtetë të pavarura, çka do të thotë se vlera e tyre nuk është e lidhur me vlerën e të tjerave. Përmes këtyre të pestave shkencëtarët mund të krijojnë simulime për të parë se çfarë ndodh brenda vrimave të zeza.

Synohet kështu një vlerësim matematikor për harkimin hapësinor brenda tyre, i cili mund  të japë mundësi të reja për të kuptuar më shumë “sjelljen” e vrimave të zeza në qendër të galaktikave. 

 

http://www.space.com/33352-black-hole-math-secrets-revealed.html?utm_sou...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.