Dislokimi nga Rusia i armëve bërthamore në hapësirë, shumë shqetësues

Postuar në 13 Prill, 2025 11:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është shprehur i shqetësuar për veprimet e Rusisë për dislokimin e armëve bërthamore në hapësirë.

Jemi në dijeni të raporteve se Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë. Kjo është një rrugë e Rusisë përtë përmirësuar kapacitetet e veta. Është shumë shqetësuese

ka thënë ai për gazetën gjermane “Welt am Sontag”.

Sipas tij hapësira është një mjedis shumë i rëndësishëm për mbrojtjen dhe frenimin, njësoj si toka dhe deti. Aktualisht Tokën e orbitojnë 7000 satelitë që sigurojë një pjesë të madhe të komunikimeve civile për shoqërinë njerëzore. Në vitin 1967 u nënshkrua një marrëveshje ndërkombëtare që parandalon garën e armatimit në hapësirë dhe pati 114 vende firmëtare, por ajo nuk përjashton tërësisht aktivitetet ushtarake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.