Shkenca
Supervullkani Paektu bashkon shkencëtarët koreanë me ata perëndimorë
Politika i mban larg vendet dhe shtetet, por potenciali i katastrofave natyrore, të mundshme kudo në Tokë, imponon të kundërtën. Në vitin 2014 u bë e njohur se një grup shkencëtarësh nga Perëndimi u lejuan të hynin në Korenë e Veriut për të studiuar situatën në Malin Paektu. Në këtë të fundit është, 1000 vjet më parë ka ndodhur shpërthimi i dytë më i madh vullkanik i regjistruar në histori dhe riaktivizimi i tij, me siguri që e tejkalon seriozitetin e shteteve që sot janë në dy anë të llogores.
Inky, oktapodi që u arratis nga Akuariumi i Zelandës së Re
Ka tërhequr vemendjen ikja nga Akuariumi Kombëtar i Zelandës së Re i Inky, një oktapod i sjellë aty në vitin 2014. Ikja, mesa duket nga një dritare e vockël në majë të vaskës së tij, dëshmon për inteligjencën e këtyre kafshëve.
“Falcon 9” ja del në provën e pestë
Elon Musk ia doli me sukses në provën e pestë. Kompania e tij “SpaceX” arriti të kryejë ulje në një platformë robotike në oqean të raketës “Falcon 9”, e cila u lëshuannë hapësirë më 8 prill nga Cape Canaveral në Florida. Manovra, saktësia dhe koha e kryerjes pas kthimit ng hapësira, janë një provë se kompania e Musk po bën histori dhr po ecën shpejt drejt objektivave që për momentin duken futuriste, në mos më tepër. Disa foto nga momenti i uljes së raketës, të cilat janë realizuar prej saj:
Drejt Alpha Centauri-t me anije kozmike sa një iPhone
Astrofizikani i njohur Stephen Hawking dhe miliarderi Yuri Milner kanë prezantuar një plan radikal për të çuar në sistemin më të afërt me sistemin tonë diellor, Alpha Centauri, disa anije shumë të vogla kozmike. Sipas projektit anijet do të jenë në sistemin në fjalë, larg Tokës 4 vite dritë larg, brenda këtij brezi, pasi shpresohet që anijet kozmike në fjalë do të udhëtojnë me shpejtësi sa 1/5 e shpejtësisë së dritës, ose diku te 60 mijë km/sek.
Zbulohen vrima të zeza supermasive të vendosura në një vijë
Një ekip kërkuesish në universitetin e Cape Town dhe në universitetin e ëestern Cape në Afrikën e Jugut kanë identifikuar një reshtim të supervrimave të zeza në një rajon të largët nga Toka, prej nga të cilat emetohen valë radio në një drejtim.
Zbulohet një gjendje e re e materies
Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një gjendje misterioze të materies, e parashikuar katër dekada më parë nga studiuesi Philip Warren Anderson, fitues i çmimit Nobel. Formën e re të materies shkencëtarët e kanë quajtur “tjerrja kuantike likuide”. Në këtë gjendje, elektronet sillen sikur të jenë të “fragmentarizuar”, në kaos të rregullt.
Çfarë është planeti i nëntë?
Disa shkencëtarë mendojnë se një planet i nëntë, me orbitë 20 mijë vjet rreth Diellit, ka shkaktuar zhdukjet masive të jetës në Tokë. Duke kaluar në rripin Kuiper, i përbërë nga kometa, ai i shtyn ato drejt brendësisë së sistemit Diellor duke provokuar goditje shkatërrimtare. Kur kalon sërish ky planet afër nesh? Kjo është duke u debatuar dhe po ushqen frikë te disa:
Zbulohet një virus prehistorik në genomin njerëzor, i aftë për t’u riprodhuar
Një studim i fundit me autorë Julia Wildschutte dhe Zach Williams, të laboratorit të “John Coffin at Tufts University”, zbulon se një virus i vjetër, i cili ka vepruar mbi njerëzit kohë më parë dhe që deri më tani është identifkuar në formë fosile, mendohet se ka vijuar të infektojë disa njerët në një nivel të ulët, për miliona vjet. Studimi thotë se virusi, i zbuluar në genomin njerëzor, shtron pyetje për atë sesi ka mbijetuar, apo nëse lloje të tjera nga e kaluara prehistorike mund të ndodhen në gjendje të fjetur në ADN-në njerëzore.
55 Cancri-e, "Ferri"
2400 gradë Celcius në sipërfaqe, 18 orë orbitë, planeti që ndodhet në yjësinë e Gaforres është një det llave.
Galileo i mitizuar?
Historiografia nuk mitizon vetëm politikanët dhe shtetarët, apo heronj të ndryshëm që dalin shpesh në skenën e ngjarjeve. Në lojën e ngritjes në podiumin e pozitivitetit hyjnë edhe shkencëtarët. Në një ese publikuar, në “Aeon” një historian i shkencës, Thony Christie, shkruan se pjesë e mitizimit, madje hiperbolizimit është edhe i mirënjohuri Galilelo Galilei. Duke mos mohuar arritjet e këtij shkencëtari, Christie shkruan se ai nuk ishte i vetmi, por pjesë e një komuniteti mendimtarësh, bashkëkohës të tij, që kishin zbuluar në mënyrë të pavarur të njëjtat gjëra.