Zbulohet një virus prehistorik në genomin njerëzor, i aftë për t’u riprodhuar
Një studim i fundit me autorë Julia Wildschutte dhe Zach Williams, të laboratorit të “John Coffin at Tufts University”, zbulon se një virus i vjetër, i cili ka vepruar mbi njerëzit kohë më parë dhe që deri më tani është identifkuar në formë fosile, mendohet se ka vijuar të infektojë disa njerët në një nivel të ulët, për miliona vjet. Studimi thotë se virusi, i zbuluar në genomin njerëzor, shtron pyetje për atë sesi ka mbijetuar, apo nëse lloje të tjera nga e kaluara prehistorike mund të ndodhen në gjendje të fjetur në ADN-në njerëzore. Viruse të tilla të trashëguar, apo Retroviruse, shumohen duke u futur në genomin e një qelize të infektuar. Është vënë re se shumë gjitarë, shpendë dhe vertebrorë të tjerë, kanë sekuenca ADN-je që derivojnë nga retroviruset, të njohura si retroviruset endogjene. Genomi njerëzor ka 8% përbërje të tilla. Por shumica e tyre janë fosile genomike në një gjendje degradimi dhe të paafta për të riprodhuar ndonjë sekuencë infektuese. Por sipas këtij studimi disa retroviruse endogjene kanë zhvilluar imunitet brenda organizmit pritës, përveç një pjesë shumë të vogël që riprodhon njësi infektuese. Identifikimi dhe kuptimi i këtij procesi kërkon teknika të sofistikuara, por në këtë zbulim u konstatua se një grup i veçantë, i quajtur HERV-K, i vjetër miliona vjet, është i aftë për rpriprodhim. Autorët konkludojnë se genomi njerëzor përmban 36 kopje unike të HERV-K, nga të cilët 19 të zbuluar rishtas, një prej të cilëve rezultoi se ishte një virus i paprekur, pra pa mutacionet e pritshme që do të çonin në degradimin e tij. Ky fakt është shumë i rëndësishëm pasi ai menjehërë çon te pyetja nëse virusi është aktiv, apo nëse ai mund të bëhet shkak i një epidemie. Mënyra sesi viruse të vjetër u asgjësuan nga organizmat pritës është një mënyrë edhe për të vlerësuar mënyrën e luftës ndaj viruseve aktuale që nuk janë pak të rrezikshëm.
http://phys.org/news/2016-04-ancient-retrovirus-human-dna.html
Add new comment