genomi

Pandemia/Prapaskenat e një marrëdhënieje të vështirë mes OBSh-së dhe Kinës

Postuar në 02 Qershor, 2020 23:36

Një investigim i Associated Press hedh dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë muajit janar kur bota u vendos para faktit dramatik të shpërthimit epidemik të koronavirusit. 

Sipas materialeve të disponuara nga media në fjalë, Kina ka vonuar transmetimin e të dhënave për genomin e virusit me një javë dhe më shumë se kaq të dhënat klinike të poseduara prej saj për shkak se ishte vendi i parë që u prek nga epidemia. 

Një ngjarje e rrallë evolucioniste detektohet në laborator. Kuptohet një rol i ri për intronet

Postuar në 25 Maj, 2016 21:17

Kërkues të universitetit Austin në Teksas të ShBA, kanë zbuluar dhe ndoshta kanë zgjidhur një nga pikëpyetjet më të mëdha të evolucionit që lidhet me intronet. Këto të fundit janë sekuenca të pakodueshme të ADN-së të ndodhura brenda geneve, që shumohen në një genom. Rezultati i jep përgjigje pyetjeve themelore për evolucionin e specieve të reja dhe sipas autorëve ai mund të zgjerojë kuptimin që kemimpër shkaqet e sëmundjeve të tilla si kanceri.

Zbulohet një virus prehistorik në genomin njerëzor, i aftë për t’u riprodhuar

Postuar në 04 Prill, 2016 22:58

Një studim i fundit me autorë Julia Wildschutte dhe Zach Williams, të laboratorit të “John Coffin at Tufts University”, zbulon se një virus i vjetër, i cili ka vepruar mbi njerëzit kohë më parë dhe që deri më tani është identifkuar në formë fosile, mendohet se ka vijuar të infektojë disa njerët në një nivel të ulët, për miliona vjet. Studimi thotë se virusi, i zbuluar në genomin njerëzor, shtron pyetje për atë sesi ka mbijetuar, apo nëse lloje të tjera nga e kaluara prehistorike mund të ndodhen në gjendje të fjetur në ADN-në njerëzore.

Subscribe to RSS - genomi