Zbulohen vrima të zeza supermasive të vendosura në një vijë

Postuar në 11 Prill, 2016 20:55

Një ekip kërkuesish në universitetin e Cape Town dhe në universitetin e ëestern Cape në Afrikën e Jugut kanë identifikuar një reshtim të supervrimave të zeza në një rajon të largët nga Toka, prej nga të cilat emetohen valë radio në një drejtim.

Dukuria njihet si “radio jets” dhe konsiston në lëshimin e materies nga qendra e disa galaktikave me shpejtësi të afërt me atë të dritës e që shoqërohen me emetim valësh radio. Në rastin konkret reshtimi ka ndodhur në një vëllim të madh hapësinor në rajonin ELAIS-N1. Shpjegimi për këtë rreshtim është te rrotullimi në një drejtim të supervrimave të zeza që janë përgjegjëse për dukurinë e lëvizjes së këtillë të materies. Një hipotezë është ajo që sillet nga Prof Andrew Russ Taylor, sipas të cilit “sinkronizimi” jep një të dhënë për atë që ka ndodhur në formimin e galaktikave në universin e hershëm. Pra se ka një spin(momentum këndor natyror përçuar nga grimcat elementare)koherent në strukturën e volumit hapësinor të këtyre rajoneve.

Në çdo rast zbulimi, i cili ishte rastësor, sipas drejtuesit të ekipit, Prof Romeel Dave, “është bizar”. “Kjo nuk mund të pritet në kushtet e njohjes aktuale të kozmologjisë”, thotë ai. Kjo pasi ekzistenca e një Spin-i si shpërndarës në shkallë kaq të madhe nuk ishte parashikuar deri më tani dhe se ky është një fenomen i panjohur.  

 

http://phys.org/news/2016-04-astronomers-south-africa-mysterious-alignme...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.