Shkenca
Sonda “Spirit” fotografon në Mars ato që dyshohet se janë fosile. Një provë e ekzistencës së jetës përtej Tokës?
Një sondë e NASA-s në Mars, “Spirit”, mendohet se ka fotografuar ato që duken si fosile të jetës së dikurshme në Planetin e kuq. Bëhet fjalë për disa njësi të fosilizuara silici, që ngjasojnë me ato që janë zbuluar në shkretëtirën e Atakamës në Kili. Mendohet se këto fosile provojnë ekzictencën e mikrobeve, pra të jetës. Deri më tani shkencëtarët kanë në dorë vetëm fotografitë, por dyshimet se bëhet fjalë për gjurmët e para të jetës në Mars, pra përtej Tokës, janë shumë të forta.
Hipoteza: Toka dhe Hëna u krijuan nga përplasja e planetit tonë me një planet të quajtur Theia
Disa kërkues nga universiteti i Kalifornisë kanë hedhur idenë se Toka dhe Hëna janë krijuar nga përplasja mes planetit tonë të dikurshëm dhe një planeti embrional që e quajnë Theia, me përmasë sa Toka, apo Marsi. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur 4.5 miliardë vjet më parë, 100 milionë vjet pasi Toka u formua. Në këtë përfundim u arrit pasi u studiuan gurët e sjellë nga Hëna nga misionet Apollo 12, 15 dhe 17 si dhe gurët vullkanikë në mantelin e Tokës, marrë në Havai dhe Arizona. Kërkuesit konstatuan se kampionet e krahasuara kishin izotope të njëjta të oksigjenit.
Zbulohet sistemi më i madh diellor: përbëhet nga një yll dhe një planet 600 miliardë milje larg njëri tjetrit
Shkencëtarët e Royal Astronomical Society mendojnë se kanë zbuluar atë që mund të jetë sistemi diellor më i madh. Një planet i vetmuar, 2MASS i2126-8140 dhe ylli TYC 9486-927-1, u zbuluan dekadën e fundit, por vetëm tani mendohet se ata janë të lidhur me një orbitë gjigande. Miliarda vjet larg njëri-tjetrit ata konstituojnë siatemin diellor më të madh me dy trupa që ndodhen 600 miliardë milje larg njëri-tjetrit, ose 7000 herë distanca mes Tokës dhe Diellit.
Piramida më misterioze në sistemin diellor
Krijohet algoritmi që parashikon faktorët e riprogramimit qelizor
Një grup kërkuesish nga Duke-NUS Medical School (Duke-NUS), universiteti i Bristolit, universiteti Monash dhe Riken, kanë zhvilluar një algoritëm që mund të parashikojë faktorët që veprojnë në konvertimin e një tipi qelize njerëzore në një tjetër. Rezultatet e kërkimit u publikuan në mesin e këtij muaji në revistën “Nature Genetics” dhe pritet të kenë ndikime të thella në mjekësinë rigjenerative si dhe në kërkimet për riprogramimin qelizor.
Zbulohet një planet tjetër në sistemin tonë Diellor?
Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar një planet të ri në sistemin tonë diellor me përmasën e Neptunit. 10 herë më i madh nga Toka dhe me një atmosferë të rrallë prej hidrogjeni dhe heliumi.Mendohet se planeti gjendet shumë larg Diellit, në një orbitim të plotë 15 mijë vjet çka i jep tjetër pamje sistemit tonë diellor.
Zbritja në Mars, një parashikim i NASA-s për misionet e së ardhmes(video)
Një fshat hënor si pasues i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar
Agjencia Hapësinore Europiane po mendon të zëvendësojë rolin që sot ka Stacioni Hapësinore Ndërkombëtar me një fshat në Hënë. Kreu i Agjenicsë, Jan Worner e ka përsëritur disa herë këtë ide, kryesisht para Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC) në Jerusalem dhe në SHBA. “Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtëpi të vogla dhe të kesh një bashki, një kishë etj..Në idenë time, një fshat është një vend ku persona të ndryshëm vijnë me ide të ndryshme dhe krijojnë diçka që nuk është vetëm individuale. Fshati hënor ndërkombëtar do të ketë përdorime të shumfishta dhe përdorues të shumfishtë.
NASA krijon një Task Force për monitorimin/identifikimin e objekteve qiellorë që kërcënojnë të përplasen me Tokën
NASA, agjencia amerikane e hapësirës, ka zyrtarizuar së fundmi krijimin e një Task Force për monitorimin e trupave jashtëtokësorë që i afrohen Tokës. Është akorduar edhe një buxhet i rritur për këtë që nga viti 2010 e mbrapa, buxhet i cili shkon në $50 milion, nisur kjo edhe nga rasti i meteorit të Chelyabinsk në Rusi në vitin 2013, i cili hyri papritur dhe pa u detektuar në atosferë.
Katër miliardë vjet nga tani: Rruga e Qumështit do të përplaset me Andromedën
Një simulim i përplasjes së dy galaktikave fqinje i realizuar nga Roscosmos në Rusi, jep një skenar për atë thuhet se është e pashmangshme.