Hipoteza: Toka dhe Hëna u krijuan nga përplasja e planetit tonë me një planet të quajtur Theia
Disa kërkues nga universiteti i Kalifornisë kanë hedhur idenë se Toka dhe Hëna janë krijuar nga përplasja mes planetit tonë të dikurshëm dhe një planeti embrional që e quajnë Theia, me përmasë sa Toka, apo Marsi. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur 4.5 miliardë vjet më parë, 100 milionë vjet pasi Toka u formua. Në këtë përfundim u arrit pasi u studiuan gurët e sjellë nga Hëna nga misionet Apollo 12, 15 dhe 17 si dhe gurët vullkanikë në mantelin e Tokës, marrë në Havai dhe Arizona. Kërkuesit konstatuan se kampionet e krahasuara kishin izotope të njëjta të oksigjenit. “Theia u miksua me Tokën dhe Hënën dhe me gjasë u përhap mes tyre. Kjo shpjegon pse nuk shohim një shenjë dallimi të ndryshme të Theias në Hënë, krahasuar me Tokën”, deklaron Edwar Young, drejtues i ekipit të kërkuesve. Studimi është publikuar në revistën “Science”.
http://news.yahoo.com/earth-is-made-up-of-two-planets-say-scientists-154...
Add new comment