Një fshat hënor si pasues i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Postuar në 16 Janar, 2016 02:11

Agjencia Hapësinore Europiane po mendon të zëvendësojë rolin që sot ka Stacioni Hapësinore Ndërkombëtar me një fshat në Hënë. Kreu i Agjenicsë, Jan Worner e ka përsëritur disa herë këtë ide, kryesisht para Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC) në Jerusalem dhe në SHBA. “Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtëpi të vogla dhe të kesh një bashki, një kishë etj..Në idenë time, një fshat është një vend ku persona të ndryshëm vijnë me ide të ndryshme dhe krijojnë diçka që nuk është vetëm individuale. Fshati hënor ndërkombëtar do të ketë përdorime të shumfishta dhe përdorues të shumfishtë. Një vend mund të jetë i interesuar për shkencën, mund të ketë një kompani private të interesuar për eksplorimin e minierave, disa do të duan të përdorin hënën si një trampolinë për të eksploruar edhe më larg. Madje aty mund të ndërtohet edhe një radioteleskop i madhë. Personat e ndryshëm do të sjellin kompetencat e tyre, në një shpirt bashkëpunimi. Por vendos vetëm një kufizim, të mos sillen armë! E shoh fshatin hënor si pasuesin ideal të ISS-së për eksplorimin”, deklaroi Worner. 

http://www.ata.gov.al/france-esa-ja-fshati-henor-nje-pasues-ideal-i-stac...

Comments

Submitted by Rreze dielli (not verified) on

Te marrin e te cojne ne kete fshat, Ilir Meten, Sali Berishen, Bjar Nishanin, Lul Bashen, Edi Ramen, me gjithe familje, e me gjithe ministra e ish ministrA, me deputete e ish deputete.
Ti mbledhin,te gjithe,bashke, e te kepusin qafen se na nxine jeten.
Jetojme me mire pa ta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.