Shkenca
Numrat e thjeshtë(prim) nuk janë rastësorë
Dy matematikanë të Universitetit të Stanford në SHBA kanë zbuluar se numrat prim – të thjeshtë - nuk janë rastësorë. Në një punim të publikuar në “arXiv”, Robert Lemke Oliver dhe Kannan Soundararajan thonë se shifrat e fundit të numrave prim nuk janë rastësorë. P.sh në verifikimin e numrave të parë të shkallës së milionave, u vu re se numrat prim që mbaronin me “1” ndiqeshin nga një numër prim që mbaronte po me “1” në 18.5% të rasteve. Primët që mbaronin me “3” apo “7” ndiqeshin nga “1” 30% të rasteve dhe primët që mbarojnë me “9” ndiqen nga “1” në 22% të rasteve.
Misioni i përbashkët Rusi-BE në Mars
Europa dhe Rusia ndërrmorën misionin e përbashkët për të zbuluar gjurmë jete në planetin Mars. Qëllimi i tyre është për të hedhur dritë mbi praninë e Metanit, nëse ai vjen nga burime gjeologjike apo biologjike. Raketa që mbante satelitin, e quajtur “Exo Mars” Trace Gas Orbiter (TGO) u lëshua nga Kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, në orën 09:31 minuta. Asaj do t’i duhen të paktën 10 orë kohë për ta vendosur satelitetin në trajektoren e duhur, drejt planetit Mars dhe nje udhëtim prej 500 milionë kilometrash.
Kërcënimi më i madh për njeriun
725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.
Ilustrimi i vdekjes së Diellit
Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij. Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt.
Biopsia e lëngshme: Diagnozë e tumoreve përmes pështymës
Diagnostikimi i pranisë së një tumori te një njeri mund të ndryshojë radikalisht. Një mënyrë e re, që kushton 20 euro dhe jep përgjigje në vetëm 10 minuta, propozohet nga David Ëong i Universitetit të Los Angeles në SHBA. Testi do të bëhet përmes pështymës dhe është në gjendje të zbulojë fragmente ADN-je tumoriale që qarkullojnë në fluidet e trupit. Një biopsi e lëngshme, e cila i shtohet atyre që bazohen në studimin e gjakut. Kërkuesi në fjalë është shprehur se testi është provuar të jetë 100% i saktë dhe jep një diagnozë përfundimtare sapo tumori është zhvilluar.
Në kërkim të jetës jashtëtokësore. Një mënyrë që jep përgjigje brenda 70 viteve
Kërkimi i jetës jashtëtokësore është një nga dilemat dhe sfidat më të mëdha të njeriut dhe shkencëtarët kanë dekada që përpiqen të vendosin një kontakt. Jeta përtej Tokës klasifikohet se mund të jetë në dy forma: primitive, mikorbiologjike, ose e avancuar dhe inteligjente.
Casper, filmohet oktapodi i "bardhë" në thellësinë 4290 m
Mendohet se është specie e re dhe është filmuar në Havai.
Një vit në hapësirë dhe astronauti amerikan Scott Kelly u zgjat me 5 cm!
Thatësira aktuale në Mesdheun Lindor, më e madhja në 900 vitet e fundit
Thatësira e Mesdheut Lindor që ka nisur në vitin 1998 është ndoshta më e madhja në 9 shekujt e fundit. Kështu thotë një stutim i fundit i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, e cila ka rindërtuar historinë e thatësirave për të kuptuar më mirë klimën e këtij rajoni dhe zhvendosjen e ujërave në të. Vendet që përfshihen janë Qipro, Izrael, Jordani, Liban, Palestinë, Siri dhe Turqi, që hyjnë në një nga zonat më konfliktuale të globit. NASA është përpjekur të ndërtojë një model që do ta bënte më të lehtë identifikimin e viteve dhe periudhave më të thata.
“Zika” provokon edhe sindromën “Guillain-Barré”, një çrregullim i rëndë neurologjik
Virusi “Zika” që është përhapur masivisht në Amerikën Latine, vijon të prodhojë lajme jo të mira. Përveç viktimave të para të tij që janë fëmijët e porsalindur, u zbulua se ka raste që ky virus t’i çojë fëmijet e prekur nga mikroqefalia drejt verbimit. Por kjo është një mundësi me incidencë të ulët. Dje BBC-ja raportonte për një studim të fundit, sipas të cilit ”Zika” mund të çojë në prekjen nga sindroma “Guillain-Barré”, i cili është një çrregullim i rëndë neurologjik.